Pse gjatë verës bëhemi agresivë? Studimi sqaron gjithçka

Pse gjatë verës bëhemi agresivë? Studimi sqaron gjithçka

Keni përshtypjen se e nxehta ndikon  negativisht  tek njerëzit? Shkenca u jep të drejtë. Shumë studime kanë treguar se e nxehta ndikon për keq në sjelljen e personave. Këto studime kanë dalë në përfundimin se e nxehta mund të ndikojë në nxitjen e mendimeve dhe veprimeve agresive.

 Nëse kemi nxehtë bëhemi më agresivë. Nëse kemi uri jemi më impulsivë. Kjo do të thotë që gjendja jonë trupore si dhe  kushte të caktuara mund të ndikojnë edhe në sjelljen tonë.

 “Duke analizuar vendimet e gjykatës  së emigracionit, për 43 raste në Amerikë, është parë se rritja e temperaturave redukton mundësinë e një vendimi, i cili do të jetë në favor të të pandehurit”, kështu shprehet Anthony Heyes ekonomist në Universitetin e Otavës në Kanada.

Me një rritje të temperaturave me 5 gradë celcius, mundësitë për një vendim në favor të së pandehurit bien me 6.55%.

Në bazë të kësaj teorie është një hipotezë ,  e cila mbështet idenë se rritja e temperaturave mund të ndikojë në ngadalësimin e funksioneve konjiktive. Kur ndodh kjo njerëzit janë më të predispozuar të marrin vendimet më të thjeshta pa e analizuar çështjen në mënyrën e duhur. Gjithashtu e nxehta mund të bëjë që gjykatësit të jenë në humor të keq. Ndaj dhe këshillohet që ambientet e gjykatave të jenë gjithnjë në temperaturë optimale, kjo për të shmangur vendimet abuzive të diktuara nga gjendja emocionale.Living 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë