Pse Gjon Mili nuk erdhi kurrë në 
Shqipëri, rikthimi në filmin “Dritë”

Pse Gjon Mili nuk erdhi kurrë në <br />Shqipëri, rikthimi në filmin “Dritë”
Dy artiste të njohura, që iu përkasin fushave të ndryshme të artit janë bashkuar për regjinë e një filmi dedikuar mjeshtërit të fotografisë botërore me origjinë shqiptare Gjon Milit. 

Filmi dokumentar “Light”- (Dritë), i realizuar nga regjisoret Yllka Gjollesha dhe Suela Bako do të shfaqet më 31 maj, në orën 20:00 në Kinema Imperial (Sheraton). Në fillim të muajit maj filmi është përzgjedhur të jetë pjesë e Festivalit NYC Independent Film Festival, i cili u mbajt në New York.

Në fund të po këtij muaji pra më 31 maj do të shfaqet edhe në Kinemanë Imperial në Tiranë. Regjisoret Yllka Gjollesha dhe Suela Bako shprehen se ekipi realizues ka punuar më shumë se dy vjet.

“Kemi kërkuar gjurmët e mjeshtrit të madh shqiptar në Nju Jork, Boston, ku kemi takuar miq të Milit, ish bashkëpunëtorë dhe nxënës të tij, të cilët kanë sjellë vlerësime dhe gjurmë jete në këtë dokumentar”.

Gjon Mili asnjëherë nuk e harroi tokën shqiptare. Por fatkeqësisht ai nuk nuk erdhi dot asnjëherë në Shqipëri, sepse në vitin 1946 ju refuzua viza e kërkuar pranë Ambasadës Shqiptare në Paris.

Ka qenë i njëjti vit kur Gjon Mili fotografoi udhëheqësin komunist, Enver Hoxha në Konferencën e Paqes, duke mbajtur fjalimin e tij.

Jeta e fotografit mes arritjeve dhe personaliteve të njohur të shekullit të 20-të, dashuria për atdheun e origjinës e shumë të tjera janë motivet që piktorja Yllka Gjollesha dhe aktorja Suela Bako kanë shfrytëzuar për ta kthyer të gjallë imazhin e gjeniut të fotografisë botërore në atdheun e tij.

gjon mili

picasso

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar