Pse i del Kokëdhima kundër
Ramës e SHBA për 'Drejtësinë'

Pse i del Kokëdhima kundër<br />Ramës e SHBA për 'Drejtësinë'
Frikë nga reforma në drejtësi, apo ftohje me kryeministrin Rama pasi humbi mandatin e deputetit? Nuk dihet cila është arsyeja e vërtetë që Koço Kokëdhima është pozicionuar dje kundër kryeministrit Edi Rama, mazhorancës në tërësi dhe respektivisht kundër SHBA-BE, për modalitetet e miratimit të Reformës në Drejtësi. Disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese e përjashtoi nga Parlamenti Shqiptar, si përfitues i paligjshëm i fondeve publike, Kokëdhima ka befasuar dje me një deklaratë publike, teksa u shpreh se, projekti kushtetues për reformimin e drejtësisë nuk duhet të miratohet pa konsensusin e opozitës shqiptare.

“Shqipëria ka nevojë për një reformë të suksesshme të drejtësisë, ashtu siç ka nevojë për reformimin e institucioneve të tjera kushtetuese, me qëllim që sistemi ynë politik dhe kushtetues të dalë nga agonia 25-vjeçare. Nevoja ulëritëse për një drejtësi funksionale dhe të besueshme, nuk duhet t’u shërbejë si alibi palëve të përfshira, vendase dhe të huaja qofshin, për të bërë secila interesat e veta dhe për t’i imponuar vendit gabime të reja, po aq të rënda sa ato që janë bërë në të shkuarën. Reformën në drejtësi, ne nuk mund ta miratojmë në parlament jashtë konsensusit me opozitën, apo duke menduar për të rekrutuar deputetë të saj.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr