Pse i kanë vrarë gratë?
Vetëm brenda këtij muaji janë vrarë pesë gra. Shkaqet e vrasjes së tyre kanë qenë të shumta si motivi i xhelozisë, i cili mbetet më kryesori. Trysnia e pushtetit mashkullor në familje. Kushtet e vështira ekonomike. Por edhe nga arsye të tjera si depresioni apo konsumimi i pijeve alkolike.
 
Kush i ka vrarë?
Gratë janë vrarë nga bashkëshortët e tyre. Por ka pasur raste edhe kur janë vrarë nga ish-bashkëshortët e tyre me të cilët kanë pasur vite që janë ndarë, por që kanë qenë fëmijët ata që i lidhnin akoma, por edhe mos pranimi i kësaj ndarjeje ka bërë që ti marrin jetën ish-gruas.
 
Çfarë arme kanë përdorur?
Armët me të cilat janë kryer edhe krimet e rënda brenda familjes kanë qenë duke filluar nga pistoleta, automatiku, thika. Por edhe goditjet që burrat i kanë bërë grave me mjete të forta si dru apo hekur, kryesisht në pjesën e kokës, duke i shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme.