Pse kishte kundërshti mes
Kadaresë dhe Anton Pashkut

Pse kishte kundërshti mes<br />Kadaresë dhe Anton Pashkut
Musa Ramadani është një personalitet interesant, në fushën e poezisë, të prozës, të pikturës dhe muzikës. Është cilësuar më së shumti si avangardisti i viteve 70-të në Kosovë. Një histori e gjallë e aktiviteteve kulturore atje. Studiuesi Agron Y. Gashi ka përgatitur së fundmi një libër në formë bashkëbisedimi të gjatë më të, me titullin “Rrëfimet e Maestros- Dialog me avangardistin e viteve ‘70të”, nga ku kemi shkëputur për botim një fragment mjaft ngacmues, mbi gjykimet e tij rreth veprës, personalitetit dhe dritë-hijet e shkrimtarit IsmailKadare, të cilin e vlerëson mbi të gjitha për imagjinatë të pakrahasueshme me asnjë shkrimtartjetër. “Kadareja ka ditur edhe prej gjërave shumë të vogla tëbëjë literaturë”, thotë ai ndër të tjera. Në këtë rrëfim ai zbulonedhe diçka ngacmuese për marrëdhënien plot kundërshti mes Kadaresë dhe Anton Pashkut. P.sh. te libri eseistik Ftesë në studio, përveç të tjerave, flet edhe për kompleksin e babës.

Sepse, babai i tij në kohën e Zogut ka qenë postier, postier në kohën e E. Hoxhës....Nuk mund t’i ndërrosh pozicionet postierëve me ndërrimet e regjimeve. E ka një moment, të cilin më vonë mund ta ketë elaboruar nëpër intervista, kur ky edhe Elena (tash Helena), para se me marrë vendim për të dalë jashtë shtetit. Mendojnë se ku mund të bisedojnë për një vend të sigurt, dhe e gjejnë plazhin e Durrësit, diku në vjeshtën e vonë.
Aty e shoh gjithë frikën e tij si njeri, si individ, atëherë kur famën e ka pasur në mbrojtje, por edhe si object sulmi. Në disa momente mbrojtje prej sundimtarit, por këta çakejtë poshtë, megjithatë e kanë sulmuar! Fama, në këtë rast, ka qenë shpatë me dy tehe. Shpesh e kanë goditur ose prej mosdurimittë tij, ose shpesh duke ia ndërruar tezat, në kuptimin se nuk e ka arritur që ta realizojë filan figurën sa dhe si duhet.

(Shkrimi i plotë, në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com)

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë