Pse “harron” ministri Ahmetaj
të publikojë raportet financiare?

Pse “harron” ministri Ahmetaj<br />të publikojë raportet financiare?
“Sëmundja” është e vjetër, por ministri i ri i Financave, Arben Ahmetaj, e ka rënduar këtë sëmundje të Ministrisë së Financave. Aktorët e tregut, sipërmarrjet, institucionet publike dhe private, analistët e financave dhe ata fiskalë, përfshirë edhe institucionet ndërkombëtare (FMN e BB), kanë nevojë për të konsultuar treguesit zyrtarë të Ministrisë së Financave.

Pikërisht për këtë arsye, ligji e detyron këtë institucion të rëndësishëm të hartojë, miratojë dhe zbatojë një kalendar publikimesh rigoroz. Po pse nuk e respekton këtë kalendar Ministria e Financave? Kush e pengon ta publikojë? Nëse nuk është e aftë ta publikojë në kohën e duhur, pse nuk lajmëron të interesuarit për shkaqet e vonesave apo faktorë të tjerë, që çojnë në shkelje të hapur të ligjit?

A nuk është e drejtë që t’i kërkohët edhe këtij dikasteri të respektojë rigorozisht afatet e përcaktuara me ligj? Apo ndoshta drejtuesit e tij e mendojnë veten përmbi ligjet? Kjo është e kundërta e asaj që po kërkon me ngulm mbarë populli shqiptar - dhe për këtë po e asistojnë fuqimisht ndërkombëtarët – që nëpunësi i shtetit, qoftë ky edhe President apo Kryeministër, të luajë rolin e tij si shërbëtor i taksapaguesve, me paratë e të cilëve ai paguhet.

Ndoshta ministri i Financave e konsideron veten mbi këto ligje, por ai duhet të përgjigjet para opinionit për këtë mospërfillje, aq më tepër që tani, pas shumë e shumë viteve luftë me papërgjegjshmërinë e zyrtarëve për të raportuar shifrat e performancës kur ato nuk janë pozitive për punën e tyre dhe rendjen për të publikuar qoftë edhe një zë të vetëm, kur ai tregon për rezultate të mira, transparenca ka arritur të zerë vend në punën e administratës publike shqiptare.

Ja një shembull: Shikoni më poshtë kalendarin e botimeve të detyrueshme të kësaj ministrie, deri në fund të vitit 2017, respektivisht për çdo muaj të vitit:
publikimet ahmetaj
 
Statistikat përfundimtare të treguesve fiskalë të konsoliduar të muajve janar-shkurt 2017 ende nuk janë publikuar në faqen në internet të ministrisë së Financave. Ndërsa ato paraprake mujore janë hedhur më datë 21 mars 2017, ndërkohë që data e parashikuar ishte 12 marsi.

Fjala është për një raport të hollësishëm, me rreth 30 faqe në programin excel, ku raportohet vetëm për muajin janar të këtij viti, por edhe këtu në kushtet e shifrave paraprake. 



dy.b/shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS