Pse Lulzim Basha nuk do dialog?

Pse Lulzim Basha nuk do dialog?
Kreu i demokratëve pati paralajmëruar sot se në orën 18:00 do të jepte një lajm të rënddësishëm, që natyrisht kishte të bënte me situatën politike në vend.

Siç u njohëm gjerësisht në media, Basha kërkoi dje dialog me Qeverinë dhe kryeministri Rama iu përgjigj menjëherë kërkesës së tij, duke ofruar i ofruar Opozitës jo vetëm të zgjidhte orën dhe vendin, por edhe çështjet që do të duhej të diskutoheshin, përfshirë edhe kërkesën për qeveri teknike nëse do të ishte e mundur, ndërkohë që sot ai është tërhequr nga kjo kërkesë.

Nga çadra ai i tha sot pasdite “JO” dialogut edhe pse i ishin ofruar dhe plotësuar të gjitha kërkesat për të negociuar.Kujtojmë se në kur Basha ishte në qeveri dhe Rama ishte në opozitë, në krizën e asaj kohe ishte Rama (opozita) dhe jo Berisha (mazhoranca) që kërkonte dhe bënte çdo lëvizje që të pranohej ulja për negociim.

Berisha jo vetëm që nuk i tha “Zgjidh vendin, orën, tematikat për të cilat do të flasim e dialogojmë”, siç i thotë sot Rama Bashës, por përkundrazi e shpërfillte përpjekjen e opozitës. Kjo do të thotë se Basha jo vetëm që nuk do të dialogojë dhe negociojë, por shkon edhe më tej akoma duke mashtruar publikisht.

Sot Basha i ka të gjitha kushtet për të dialoguar dhe negociiuar, por i mungon diçka thelbësore, që është vullneti politik.

E sikur të mos mjaftonin këto, absurdi në fjalën e Bashës shkon më tej kur e krahason me fjalimin e Berishës paradite. Një paqartësi absolute dhe dy qëndrime tërësisht të ndryshme.

Berisha paradite thoshte se Rama duhet të qëndrojë në pushtet deri në 18 qershor, e pastaj të krijojmë një qeveri teknike për zgjedhjet.

Pasdite Basha thotë diçka krejt tjetër. Duke mos pranuar të dialogojë, insiston se do qeveri teknike sot, pa dialoguar mbi asgjë.

Kë duhet të besojmë? Berishën e paradites apo Bashën e pasdites? Askush nuk di të thotë sot se çfarë kërkon opozita. /Lexo.al


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA