Pse mbahet heshtje për
takimin Ramë-Fullani?

Pse mbahet heshtje për<br />takimin Ramë-Fullani?
Pse mbahet heshtje për atë çfarë u bisedua midis Ramës dhe Fullanit?
Ky është një takim informal dhe informativ. Më tepër, duket se Edi Rama ka shkuar për t’i tërhequr vëmendjen guvernatorit tqë të mos tregojë bindjen e deritanishme ndaj qeverisë, duke luajtur rolin që i takon një institucioni të pavarur, shumë të rëndësishëm për vendin.
 
Çfarë mund të ndryshojë Fullani në politikat e tij?
Fullani është treguar shumë i vonuar në uljen e normës së interesit, edhe pse nuk kishte pse të ngurronte, përkundrazi do t’i kishte dhënë një kontribut ekonomisë në kohë të vështirë. Sërish mund ta ulë, pasi inflacioni mbetet në nivel të ulët dhe nuk paraqet rrezik. Por, ai nuk duhet të kryejë më shpenzime të mëdha, që mund t’i kërkohen nga qeveria në ikje, si rasti i blerjes së kotë të hotel “Dajtit”.
 
Ku i gjen lekët Banka e Shqipërisë për këto shpenzime?
Banka ka rezervat e veta, por ato nuk mund të cenohen për gabime të politikave ekonomike të qeverive.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë