Pse nuk e tregon Basha ftesën
për në ceremoninë e Trump?

Pse nuk e tregon Basha ftesën<br />për në ceremoninë e Trump?
Është qesharake mënyra se si Lulzim Basha po e shet pjesëmarrjen e tij në aktivitetet që organizohen në SHBA sa i përket inagurimit të Presidentit Trump. Gafë ose delir i tepruar nga fakti që shkeli në tokën e premtuar për të parë inagurimin e Presidentit të 45-të të SHBA-ve, sido që të jetë është e tepërt çdo gjë që bën ose nuk bën.

Ishte më shumë se e tepërt, ishte ironi vrasëse fotoja e tij me Fatmir Mediun nga Washingtoni. E këtë e tregoi edhe ironia therëse në rrjetet sociale ku Basha shihej si “Mr. 21 janari” e Mediu si “Mr.Gërdeci” që përshëndesnin shqiptarët nga SHBA-të.

Por në fakt problemi real i kreut të opozitës nuk është ajo që ai bën publikisht, sepse fundja ato janë tregues i psikologjisë së tij dhe syrit me të cilin ai sheh e trajton qyteatarët e tij. Problemi real i tij është ajo që ai nuk shfaq në publik. Si për shembull, ftesa e SHBA-ve drejtuar tij për pjesëmarrje në inagurimin e Presidentit Trump.

Ju do të thoni: “Po ç’na duhet ftesa, ai ishte atje, ne pamë foton që ishte bashkë me Fatmir Mediun”.

Po pra, pikërisht. Se ishte atje e pamë, po ftesën pse nuk e shohim dot?  Ka ndonjë problem që nuk nxirret ftesa?

Natyrisht që ka. Sepse në fakt nuk ka asnjë ftesë, për asnjë politikan shqiptar.  Sipas departamentit të shtetit, kjo është një praktikë e konsoliduar e protokollit amerikan dhe çdo qeveri apo shtet i huaj prezantohet në ceremoninë e inagurimit vetëm nëpërmjet ambasadorit të tyre të akredituar në Uashington.

Kjo ftesë për trupin diplomatik është ekskluzive dhe e patjetërsueshme nga askush, qoftë ky President, Kryeministër, Kryetar Parlamenti apo Opozite.

 “Si në të kaluarën, delegacione të huaja nuk do të ftohen në Uashington për këtë ngjarje(Inagurimin e Presidentëve). Shefat e misioneve diplomatike të vendosur në Uashington, së bashku me bashkëshortët/et, do të përfaqësojnë kryetarët e shteteve dhe qeveritë e tyre në ngjarjen kryesore të inaugurimit. Kjo ftesë nuk është e transferueshme”, thuhet në dokument; gjë që do të thotë se prezente në ceremoni do të ishte vetëm ambasadorja e Shqipërisë në Amerikë, Floreta Faber.

Pra, Basha tallet me të gjithë kur thotë se është i ftuar nga SHBA-të. Përpos talljes, problemi është mënyra se si e ka siguruar Basha biletën për në ceremoni. A mos e ka blerë siç i tha edhe gazetari i VOA gjatë intervistës?

Apo në këmbim të ndonjë favori të premtuar, Basha ka mundur të sigurojë biletën e aq shumë dëshiruar prej tij, që si e si të dilte njëherë të vetme gjasme më lart se liderët politik në Tiranë?

Këtë përgjigje duhet ta japë Basha vetë. Nëse do, mund të na e çojë në postën tonë elektronike që e gjen në fund të faqes dhe e publikojmë ne.

Meqë nuk ka asgjë për të thënë për 21 janarin ku ishte ministër i Brendshëm, meqë do ta mbajë vëmendjen tek vajta e tij në Uashtington, le të na iluminojë e të na thotë të vërtetën e biletës së tij në SHBA.

Kjo, jo sepse ka njeri inat pse Basha shkon në SHBA, sepse ai shkon çdo fundjavë ne Amsterdam e se ka lakmi njeri, por sepse e ka detyrim para shqiptarëve meqë është kandidat për kryeministër, që të jetë transparent dhe të tregojë hapur se është apo jo i pastër në këtë histori./lexo.al

Redaksia Online
b.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!