Ilda Topalli, ish-sekretarja e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, e cila u shkarkua nga ministri i Jashtën, Gent Cakaj, i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama. Ajo i kërkon kryeministrit që para se të firmoste shkarkimin e saj, ta testonte për aftësitë e saj profesionale. Letra u botua nga gazeta ''Panorama''.
“Më justifiko të lutem shkarkimin nga detyra dhe flakjen në rrugë pa më testuar, pa më hetuar, pa më kontrolluar, pa më pyetur. Sepse më detyrohesh kaq gjë! Llogjet e kazanit të drejtorëve të tu më pohuan se kjo reformë ka prekur të gjithë diplomatët e emëruar jashtë sistemit pa asnjë përjashtim, pasi janë emërime partiake. A je i sigurt për vërtetësinë e këtij pohimi?! Më provo të lutem lidhjen time partiake, miqësore, materiale, dashnorore apo farefisnore me cilindo që pretendon se është bërë shtysë për emërimin tim”, shkruan ajo.
Letra e Ilda Topallit
Kryeministri im,
Faleminderit, që firmose dje si fletërrufe urdhrin e lirimit tim nga detyra si diplomate dhe që më dhe shtysë tanimë të mos kem frikë të nxjerr zërin për të mbrojtur të drejtën time dhe atë që mendoj se meritoj.
Sapo më rikonfirmove se në Shqipërinë tonë të bukur të drejtëve nuk u njihet kurrë e drejta apriori, por u duhet të çirren për ta kërkuar dhe marrë atë.
Këtë do bëj dhe unë, me çdo mjet ligjor dhe ankimor.
Hidhu një sy kualifikimeve të një vajze 28- vjeçare, pa parti, pa miq, pa ryshfete, pa kurvëri e pa lidhje farefisnore në administratë.Por ty dhe drejtorëve të tu në Ministri nuk ju pëlqejnë njerëzit e drejtë dhe të aftë si unë apo jo?!
Me vjen keq dhe inat i dashur Kryeministër, që nuk munda të gjej në kohë as mikun dhe as lekun që do ngopte egot e drejtorëve që të servirin mbi tavolinë emrin tim për ta bërë kurban të kopesë së emërimeve despotike dhe partiake jashtë sistemit, pa denjuar të pyesje se kush isha, çfarë CV-je kisha, pse isha emëruar dhe si kisha punuar deri më sot.
Pse nuk më ftove për të më testuar nga koka te këmbët përpara se të më flakje në rrugë?! Më testo të lutem!
A nuk jam unë njësoj shtetasja dhe nëpunësja jote, ashtu siç janë edhe ata që janë pjesë e shërbimit të jashtëm?! A vlej unë më pak se ata për ty zotëri, vetëm se nuk kam hyrë dot në konkurset e DAP-it sepse jam pa krahë?!
Ke firmosur urdhërshkarkim për një të re që flet 5 gjuhë të huaja, ndër të cilat tri rrjedhshëm, që është e kualifikuar për programe të avancuara dizajni kompjuterik dhe që ka një bachelor në Shkenca Politike e dy mastera në Diplomaci Ballkani dhe Çështje Globale?
A nuk janë mjaftueshëm për të përmbushur kushtet e rekrutimit në shërbimin tonë të jashtëm?! Jo, sepse aftësitë janë handikap për ju apo jo?! Kushtet e rekrutimit për Drejtorinë tuaj të Burimeve Njerëzore janë: mik, ryshfet dhe vetofrim apo jo?! Më ke emëruar po ti dhe ish-ministri yt një vit më parë, bazuar në nenin 31 pika 3 të ligjit nr.23/2015, sepse Konsullata e Përgjithshme e RSH në Stamboll kishte dhe ka nevojë për një diplomate të kualifikuar si unë.
Më keni gjetur ju mua i dashur Kryeministër dhe jo unë ju, sepse flas turqisht shkëlqyeshëm e kam një eksperiencë mbi 5-vjeçare shkollimi, jetese e punësimi në Stamboll, kushte jetike këto për një zyrtar në këtë Konsullatë. Kam mbaruar stazh me sjellje shembullore pranë kësaj Konsullate i dashur Kryeministër, sjellje të cilat janë bërë shkak reference për mua nga ish-konsulli i përgjithshëm në këtë përfaqësi asokohe.
Më justifiko të lutem shkarkimin nga detyra dhe flakjen në rrugë pa më testuar, pa më hetuar, pa më kontrolluar, pa më pyetur. Sepse më detyrohesh kaq gjë! Llogjet e kazanit të drejtorëve të tu më pohuan se kjo reformë ka prekur të gjithë diplomatët e emëruar jashtë sistemit pa asnjë përjashtim, pasi janë emërime partiake. A je i sigurt për vërtetësinë e këtij pohimi?!
Më provo të lutem lidhjen time partiake, miqësore, materiale, dashnorore apo farefisnore me cilindo që pretendon se është bërë shtysë për emërimin tim. Dhe më thuaj nëse Europa apo ndërkombëtarët nuk do të përshëndesnin një diplomate të re si unë, pasi t’i kesh hedhur një sy dosjes sime!
Pastaj, më trego me transparencë të plotë se cilin të kanë propozuar të katapultosh në vendin tim?!
Më ke shkatërruar ëndrrën e një jete i dashur Kryeministër, e bashkë me të edhe shpresën dhe besimin në ty, sepse t’i nuk i ngjake shpresës e as së ardhmes që dua për veten, familjen dhe vendin tim!
P.S: Nga një socialiste since day one, të cilën sapo e humbe, jo nga ato që të mbështesin se i detyron tesera e partisë, e as nga ata që brohorasin emrin tënd nëpër mitingje për të përfituar një vend pune. Sot ke humbur një votë nga ato të sinqertat dhe më besniket, ato me zemër e shpirt Kryeministri im!
E jotja, Ilda!
Thjesht Ilda, jo Ilda e filanit, as e fëstëkut, as e mikut a dashnorit, as e ryshfetit, Ilda e familjes së vetë të thjeshtë pogradecare, që e ka siguruar gjithmonë jetesën me djersën e ballit dhe të zverkut.
mire e ka kjo ....pse nuk e testoj rama kete mbase ja vlente ne testim...praktika eshte perpara teorise...mbase e bente mire punen e
PërgjigjuOk cdo gjë, por mënyra e Ptë folurit dhe toni, bie në kundërshtim me të qenit FEMËR nga ato që bindin me dy rreshta dhe një përbuzje inteligjente. Nga ju kuptova këtu që paska dhe harbutëri të veshur me një copë të hollë finese prej të shkolluare.
PërgjigjuQe nga fjala qe ke perdorur duket niveli intelektit Kur je kaq e sigurt per zotsit e tua pse acarohesh per nje vend pune. Me njohurit e tua sduhet ta leshoje kaq kokren e loti
PërgjigjuThotë se i paska shkatërruar jetën dhe ëndrat? Pse ç mendonte kjo se do rrinte në trupin diplomatik derisa të plakej, duke marë rrogë pa prodhuar asgjë?
Përgjigju2 shoke po martonin shokun e tyre te ngushte dhe njeri i thote:Cfare ti bejme per dhurate martese? -Nje makine 20.000$ tjetri ia pret: jo mi po le ta punesojme ne dogane per nje vit. Ky ia kthen: nje vit eshte shume,6 muaj mjaftojne sa te nxjerri dasmen dhe jetesen per disa vite Kshu eshte dhe puna jote mi goce,mos u anko se ke bere qejf atje besoj. Tani shiko horizonte te reja Psh.nja 6 muaj ne dogane hahahhaha
PërgjigjuSikur nuk na dalin llogarite se kjo 28 vjece paska bere tre mastera, avash avash po te jesh kaq e zonja gjen pune pse cirresh?
PërgjigjuCfar jan keto shkarkime,, kjo duhet te arrestohet se eshte koka e mafjes ne tregetin e droges.. I jepni nje flet nderi kesaj per punen qe ka ber ne shitjen dhe transport eurosh dhe mbyti europen me heroine .. Turp per ramen qe e shkarkon ket zagare!
PërgjigjuEh moj vajze. Cfar pret nga ky zoteri qe nuk ka hecur kurr me kembe zbathur! Cfar pret nga ky zoteri qe nuk e ka ndar pjaten kurr, as ate qe perdor dhe sot. Cfar pret nga ky zoteri qe di vetem te bej kosha dhe zhgarravina ne mure banjosh dhe ne vendosem te benim kryeminister!? Fjala e vjeter thote, Shpresa eshte ajo qe vdes e fundit. Por ja pra qe ne zgjodhem si te pare, Njeriun Qe Vrau Shpresen!!!!!! Dikur njerzit hiknin naten, sot po hikin diten dhe naten. Trishtim thjesht trishtim
PërgjigjuO ilda se mos di nja 10 gjuh të huaja se ne Shqiptarët e kemi në gjak po të dim 2 llafe nga ndonjë gjuh themi që e flasim prefekt. Po me që je kaq e shkolluar e kaq e zgjuar pse të bëhet von me ktë ZHENIKLLIK ti gjen pun në çdo cep të botës e me rrog 100 më të mir se e legatës son në Turqi. Prandaj mos gri shum sallat e mos bëj shum gallat. KUR JE KAQ E ZGJUAR VAZHDO E ÇAJE JETËN ME ZOTËSIN TËNDE O ZHENI.
Përgjigjuhe me te lumte goja, ja numurove fet e fet e fet, te flase i pari cekja i kosoves pastaj nipi spiros se kjo mor vella ta mbushka mendjen ndac per aftesi ndac per oratori e mbase i del per me mire se zevendeson ate ne okb qe ka futur mik babin
PërgjigjuKe ka baba kjo se e kam pare ne stamboll studente me master me pagese 7000 euro ne muaj e veshur me Prada e tera!