Këto ditë u publikuan pamjet e vrasjes së ish-efektivit të policisë në Tiranë. Më poshtë po kujtoj një vrasje të ngjashme, por në rrethana të tjera, po në Tiranë dhe krahasim mes asaj para 20 viteve më këtë të tanishmen. Qëllova dëshmitar.

Ishte një drekë e zakonshme vjeshte në Tiranën e vitit 1997 dhe tregu industrial gumëzhinte nga njerëzit aq sa liderët e partive politike do ta kishin zili këtë masivitet për ndonjë nga protestat e tyre. Ndodhesha në trotuarin e rrugës kryesore dhe trafiku ishte shumë i madh, kur tre te rinj të pamaskuar, të hipur mbi një motorr, më kalojnë anash dhe as tre metra më tej, ndalojnë dhe i fundit prej tyre zbret nga motorri me një kallashnikov në dorë. Futet mes për mes njerëzve dhe ndalon tek një tregtar që shiste batanije duke i shprazur një breshëri plumbash. Të gjithë njerëzit shtrihen barkas në tokë, ndërkohë dhe unë bëra të njëjtën gjë instiktivisht. I riu me kallashnikov shkon qetësisht për te motorri hipën dhe niset, por kishte një kaos në trafik ku autobusi i Unazës rastësisht bllokon kalimin e motorrit dhe djali fillon të qëllojë përsëri me breshëri kësaj herë në ajër që t'i lironin rrugën. As 30 sekonta tre të rinjtë largohen duke i dhënë gaz motorrit. Siç ishin të shtrirë të gjithë u ngritën dhe kishte reagime nga njerëzit që sa keq që ndodhi diçka e tillë.

Më poshtë po përpiqem të sjell një panoramë të veprimeve të policisë atëherë dhe në ditët e sotme ku ndryshimi është i madh. Shumëkush nga ju mund ta imagjinojë për keq, por jo është krejt e kundërta. Nuk kaloi as 1 minut e 30 seconda kur me një shpejtësi të madhe mbërrin në vendin e ngjarjes furgoni i policisë më efektivë të veshur me antiplumb, kallashin dhe gjysmën e trupit të nxjerrë jashtë në dritare, të përqëndruar në misionin e tyre. Nuk kishte as zbritje në tokë, as rrethim me shirita dhe as kureshtje për të parë çfarë ka ndodhur, por vetëm komunikim me radio dhe me njëri-tjetrin, ku pas 15 sekondash nisen menjëherë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, pikërisht nga rruga ku ata ishin larguar.

Po çfarë ndodh rëndomtë sot? Asnjëherë nuk është e sigurtë nëse vijnë shpejt ose vonohen dhe me thelbësorja kur vijnë në vendin ngjarje gjithçka ka mbaruar, vendosin shirita, pozim para kamerava, shpeshherë të qeshur pa grintë dhe të dorëzuar para asaj që ndodh. Por populli njerëzit e thjeshte do dëshironin një polici me grintë që menjeherë t'u vihej në ndjekje hajdutëve, vrasësëve, keqberësve t'i kapë sa ngjarja është e freskët dhe jo të bëjnë 'paradë' para viktimave kur vijnë si gjithmonë 'pas pilafit' siç thotë dhe fjala e urtë,se hekuri duhet të rrihet sa është i nxehtë.

Nuk mendoj se çdo kush është keq që pasi ta vrasin të vijnë dhe të shuajnë kureshtjen ca policë të rinj që më shumë se të bëjnë punën habiten, ca gazetarë studentë që nuk dinë ca raportojnë, por çdokush që ka këtë fatkeqësi do prehej i qetë nëse këta policë nuk do merreshin me të, por do bënin misionin e tyre që mos ta mbyllnin turrnin pa kapur autorët. Kjo është policia që duhet të ishte e cila dhe në vitet e vështira 97 -98 dhe pse të gjithë të armatosur bënte detyrën dhe misionin e saj me pasionin më të madh në shërbim të njerëzve dhe vendit dhe jo një polici fasadë që rrin mbledh kufomat rrugëve bashkë me statistikat. Dhe një shënim - Një nga ata policë që ishin te vrasja në treg mund të kishte qenë dhe i ndjeri Arben Bilali.

(* I Drejti eshte pseudonimi i nje qytetari te lire. Ky shkrim nuk ka qëllime ose influenca politike, por thjesht një analizë ose mendim mbi ngjarje të caktuara .)