Pse protestuan gratë?
Protesta erdhi si reagim për ngjarjet e fundit të ndodhura në vendin tonë. Ku tre gra, brenda një jave janë vrarë nga bashkëshortët e tyre. Potestuesit gjithashtu kanë kërkuar edhe reagimin e shtetit ndaj këtyre krimeve, dhe ata që kryejnë këto krime të ndëshkohen në mënyrë maksimale.
 
Sa gra janë vrarë në vendin tonë?
Vitin që shkoi janë vrarë 22 femra në vendin tonë. Ndërsa këtë vit janë vrarë 11 femra. Nga të cilat 9 nga dhuna brenda familjes.

Pse kanë ndodhur këto vrasje?
Vrasjet sipas dëshmive të autorëve janë kryer për motive xhelozie. Por ajo që vërehet më shumë është se në familjet ku ka ndodhur krimi, kanë qenë përgjithësisht familje ekonomikisht të varfra.