Pse refuzimi është sekreti i suksesit

Pse refuzimi është sekreti i suksesit

Foto ilustruese

Letra ishte e sjellshme, por e drejtpërdrejtë. Kompania e marrëdhënieve më publikun (PR),ku kisha aplikuar për një vend pune më falënderoi për kohën që kisha shpenzuar, por më tha se nuk kisha fituar. Vendin e punës do të zinte dikush tjetër. Sigurisht, ajo nuk ishte hera e parë që më refuzonin, dhe sigurisht që as e fundit. Më kanë braktisur miqtë, dhe më kanë injoruar aq shumë herë kompanitë sa nuk mund t’imbaj mend të gjitha. Por kujt nuk i ka ndodhur kjo cilitdo qoftë edhe njëherë në jetë? As më i suksesshmi midis nesh nuk është i imunizuar nga kjo dukuri, siç e pranoi edhe Sër JanRankin, 62 vjeç, që ka shitur më shumë se 20 milionë libra.

“Mua më kanë refuzuar dikur të gjitha llojet e projekteve. Refuzimet janë të papritura. Dhe ata nuk kërkojnë fare ndjesë!”- tha ai muajin e kaluar për emisionin “Ërite–Off” në podcast-in e Françeska Still. 

Të tjerë njerëz të suksesshëm, që e kanë provuar shijen e refuzimit përfshijnë Uollt Diznej, i pushuar nga puna si reporter i gazetës “Kansas City Star” në vitin1919 për mungesë imagjinate dhe idesh, apo Stiven Spillberg, që u refuzua tre herë nga Shkolla e Teatrit, Filmit dhe Televizionit e Universitetit të Kalifornisë Jugore.

J.K. Roulling u shkarkua nga detyra e sekretares, përpara se dorëshkrimi i saj i librit tashmëtë famshëm “Harry Potter” të refuzohej nga 12 botues. Njerëzit kanë evoluar për të qenë të ndjeshëm ndaj refuzimit, thotë Mark R.Liri, profesor i psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Djuk.

“Kur paraardhësit tanë parahistorikë jetonin në grupime të vogla nomade në fushat e Afrikës, refuzimi nga klani i tyre, ishte në fakt si një dënim me vdekje. Ndërkohë sot, refuzimi nuk është më një çështje për jetë a vdekjeje. Dhe në një epokë të mediave sociale, kërkimi ipafundmë për një vend pune, është diçka e pashmangshme”- thekson ai.

Ndërkohë psikoterapisti Dipti Tait thotë se “refuzimi shkakton një refleks të menjëhershëm të vetë-dyshimit”. “Qoftë nga një punë apo një marrëdhënie, ai mund të na nxitë të fillojmë të vëmë në dyshim aftësitë tona, duke u dominuar nga ndjenjat e braktisjes dhe të mos qenit mjaftueshëm të aftë”- thotë Tait.

Për më tepër refuzimi dhemb. Studimet që kanë matur aktivitetit të trurit përmes skanimeve MRI, kanë zbuluar se të njëjtat rajone të trurit aktivizohen tek njerëzit që kanë përjetuar refuzim, ashtu si tek njerëzit që përjetojnë dhimbje fizike. Një studim i vitit 2010 nga Universiteti i Kentakit në SHBA, tregoi se pas marrjes së ilaçeve kundër dhimbjeve, skanimet e trurit të njerëzve që kishin përjetuar refuzim, treguan më pak sinjalizime të dhimbjes nervore, dhe ata raportuan se ndjeheshin më mirë.

Por nga ana tjetër do të bënim mirë të kujtonim se sado i pakëndshëm, refuzimi mund të jetë një forcë që mund të nxisë gjëra pozitive. “Ne nuk mund ta ndalojmë refleksin e menjëhershëm (negativ), por mund ta kthejmë atë në një refleks pozitiv”– thotë Tait.

Në një marrëdhënie, të qenit i refuzuar tregon se ne kemi guxuar të dashurojmë. Siç e thotë një shprehje “Më mirë të kesh qenë i dashuruar dhe ta kesh humbur atë, se të mos kesh dashuruar fare”.

Ndërkohë në aspektin e punës, kjo do të thotë se po ndjekim qëllimet tona, dhe me kushtin që ato të jenë objektivat e duhura, sa më shumë herë të zhgënjehemi, aq më shumë ka të ngjarë që në fund t’ arrijmë ato. Siç tha në një rast ish-basketbollisti i famshëm amerikan MajkëllXhordan:“Në karrierën time kam dështuar në mbi 9.000 gjuajtje… Kam dështuar vazhdimisht në jetën time. Dhe kjo është arsyeja pse kam sukses!”.

Ndërkohë refuzimi mund të shndërrohet në një motivim për të sfiduar të gjithë dyshuesit ndaj aftësive tuaja. Në vitin 2014, pasi hulumtoi mbi 1.800 sugjerime që u dorëzuan përmes e–mailit në internet të një kompanie gjatë 12 viteve, dr.Dirk Deishman i Shkollës së Menaxhimit në Roterdam, Holandë, zbuloi se ata, idetë e të cilëve ishin refuzuar, kishin më shumë gjasa të ktheheshin me një ide të re sesa të tjerët, idetë e të cilëve ishin miratuarmenjëherë.

“Refuzimi mund ta nxisë pjesën rebele të trurit tuaj ta provojë veten dhe të përpiqet akoma më shumë”– thotë Tait. Diçka e tillë duket se i ka ndodhur edhe sulmuesit të Totenhem dhe kapitenit të Anglisë, Herri Kejn – por edhe babait të tij – pasi lojtari u përjashtua nga akademia e Arsenalit kur ishte vetëm 8-vjeç.

“Kur je fëmijë, refuzimi është diçka shumë e rëndë”– deklaroi Kejn në tetor 2022 në kuadër tëDitën Botërore të Shëndetit Mendor. “Lajmin e keq ma dha babai im. Nuk isha aq i rritur sa të kuptoja plotësisht ndjenjën e refuzimit, ndërsa im atë nuk shfaqi para meje asnjë shenjë zhgënjimi. Ai thjesht më hodhi dorën mbi sup dhe më tha: Shkojmë sërish në fushë dhe punojmë akoma më shumë. Të shohim se ku do të na çojë! Dhe kështu bëmë”- kujton ai.

Sigurisht, ka raste kur personi që e pëson refuzimin, mund të ndodhet në një pikë kthese qëndonëse e zemëron, është një mundësi për rritje. Drejtuesja e revistës së famshme të modës “Vogue” , Ana Uintur ka thënë se shkarkimi nga posti i saj si redaktore e re e modës në revistën tjetër “Harper’s Bazaar” ishte thelbësor për suksesin e saj të mëvonshëm.

“Unë rekomandoj që të gjithë të pushoheni të paktën njëherë nga puna. Është një përvojë e shkëlqyer që të mëson shumë”-thotë ajo. Ndërsa ish-kreu i Apple, Stiv Xhobs , i shkarkuar nga kompania e tij në vitin 1985, përpara se të rikthehej në vitin 1997, tha se “shkarkimi nga Apple ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur ndonjëherë”.

“Rëndesa e të qenit i suksesshëm u zëvendësua nga lehtësia e të qenit sërish një fillestar…Ajo më dha mundësi të hyja në një nga periudhat e mia më krijuese”- theksoi ai.

Tait thotë se refuzimi “të jep kohë për të reflektuar, dhe mund të sigurojë perspektiva dhe njohuri, duke ju treguar një rrugë alternative, të cilat mund të mos i kishit menduar më parë’.

Duke “lëpirë plagët e mia” pasi u refuzova nga punë në kompani e PR menjëherë pas diplomimit në universitetit, kuptova se një karrierë në marrëdhëniet me publikun nuk ishte për mua. Ndaj u bëra gazetare, një profesion që më përshtatet më mirë. Në atë kohë, refuzimi më dhembi, por me kalimin e kohës kam filluar të jem mirënjohëse për atë që ndodhi. Sado e dhimbshme që është, ndoshta Sër Jan Rankin kishte të drejtë kur e përshkroi refuzimin si “të mirë për shpirtin, sepse të mban me këmbë në tokë”. / The Spectator – Bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille