Pse rrëzoi marrëveshjen detare Gjykata Kushtetuese

Pse rrëzoi marrëveshjen detare Gjykata Kushtetuese
Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë – dhe vazhdojnë me “...moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare mes dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm”, siç shprehet gjykata.

Brenda vendimit të saj është dhe “loja” e rëndë që negociatorët shqiptarë në fillim, ish-ministri i Jashtëm në vazhdim dhe gjithë deputetët shqiptarë që votuan pro marrëveshjes, i kanë bërë kryeministrit Berisha. Të paktën sipas Gjykatës Kushtetuese, është shkelur dhe urdhri 135 i kryeministrit Berisha të datës 23 gusht 2007, firmosur nga Berisha që kërkonte ngritjen e “grupit ndërinstitucional të punës për përcaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinjë”.

PSE KEMBENGUL GREQIA
Greqia e ka vërtetuar se nuk heq dorë nga kjo marrëveshje e cila është temë diskutimi pothuajse në çdo takim që bëhet mes zyrtarëve të lartë të dy shteteve. Edhe në deklaratat publike për mediat zyrtarë të lartë të shtetit helen kanë përsëritur apelin drejtuar Shqipërisë për të zbatuar marrëveshjen shqiptaro-greke të 27 prillit 2009 për delimitimin e zonave të firmosur nga ministrat e Jashtëm të atëhershëm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis.

Koloneli në lirim, hartografi prof.dr.Myslym Pasha, thotë se negociatat e reja po i bëjnë po ata njerëz që firmosën shitjen e mbi 255 km katrorë hapësirë detare, sipas marrëveshjes në vitin 2009, zonë që tani po kërkohet me ngulm nga Greqia, sepse përmban rezerva të shumta nafte dhe gazi. Sipas tij fshirja nga Kuvendi në 2008 i ligjit për kufinjtë me Greqinë ka qenë një manovër e qeverisë "Berisha" një vit para se në Tiranë të firmoste paktin për ndarjen e detit me Greqinë, në 2009.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate