Altin Dumani iu përgjigj akuzave të opozitës në Komisionin e Ligjeve për operacionin Ura, ku u shpall në kërkim Elvis Doçi, i njohur edhe si Visi i Pojës. Akuzave se ka mbajtur në sirtar urdhëarrestet për këtë operacion, që shpesh herë janë artikuluar edhe nga Berisha, sipas të cilit Dumani nuk veproi me qëllim para zgjedhjeve të 11 majit, Dumani iu dha një përgjigje shteruese. Deputetëve të opozitës ju sqaroi se vendimi për caktimin e masave është dhënë më 5 ose 6 maj dhe më pas është koordinuar takimi me homologët e Barit dhe u caktua data 21 maj për ekzekutimin e urdhërarresteve. Pyetjes së përse nuk u arrestuan, Dumani iu përgjigj duke thënë që kjo nuk është detyra e SPAK, por e Policisë së Shtetit.
“Operacionit URA e kam deklaruar publikisht se prokuroria ka depozituar kërkesën për caktim mase sigurimi në muajin mars të vitit 2025. Vendimi i caktimit të masës është dhënë nga data 5 ose 6 maj dhe të njëjtën ditë është komunikuar me kolegët anëtar të barit, është koordinuar takim në shqipërim në datën 7 maj, dhe ata kishin punë përgatitore për të bërë se shumica e autorëve u arrestuan në Itali dhe u fiksua data 21. Pse nuk u arrestuan, arrestimin e di shumë mirë, që nuk është detyra e SPAK. SPAK administron vendimin e gjykatës, nxjerr urdhrin dhe ngarkon policinë e shtetit. Nuk mund të na e kërkosh këtë përgjegjësi neve”, tha Dumani.
Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, është akoma në kërkim në kuadër të operacionit 'Ura' që çoi në çmontimin e grupeve kriminale të trafikut të drogës, në bashkëpunim me autoritetet e Barit.
Lajmi kryesor:
Mandati 9-vjeçar? Dumani: Nuk rikandidoj më, por ç'do bëhet me 11 prokurorët e tjerë që ikin brenda 1 viti! 11 mln € kripto të bllokuara, na duhet portofol dixhital










