Pse të gjithë mendojnë se Kendall Jenner është martuar? Ja çfarë vunë re ndjekësit në 'Instagram'

Pse të gjithë mendojnë se Kendall Jenner është martuar? Ja çfarë vunë re ndjekësit në 'Instagram'

Kendall Jenner

Si rrallëherë, Kendall Jenner publikoi në llogarinë e saj të Instagramit një seri fotosh në njërën prej të cilave shfaqej ajo dhe i dashuri i saj para një pasqyre. Kaq u desh dhe ndjekësit vunë re detajin që po prisnin! Një unazë në dorën e tij dhe pikërisht në gishtin e unazës. 

"E vutë re dhe ju çfarë vura unë? Ai ka një unazë në gisht dhe duket si unazë martese."- shkruhet në shumicën e komenteve. 

Madje, pati edhe nga ata që aluduan për një unazë në gishtin e unazës së Kendall-it. Nuk e dimë ende nëse po flasim për një çift zyrtarisht të martuar apo jo, por Kendall pavarësisht se ka parë ç'bëhet në profilin e saj, ka zgjedhur të mos komentojë. 

Flitet se dyshja janë të çmendur pas njëri-tjetrit dhe se kjo është lidhja më e shëndetshme që Kendall ka patur ndonjëherë.

Fotoja e publikuar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta