Pse tre gjeneralët e ushtrisë krijuar një debat kaq të madh me shkarkimin e tyre?
Për vetë momentin në të cilin gjendet vendi, vetëm pak ditë përpara të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, një shkarkim i tillë i ushtarakëve më të lartë në vend të lë një shijë jo fort të mirë, pavarësisht se si argumentohet largimi i tyre. Fakt është se dhe ligji e ndalon një lëvizje të tillë në prag të zgjedhjeve parlamentare.
 
Gjeneralët thanë se largimi i tyre ishte joligjor por për arësye të tjera. Pse një reagim i tillë?
Tre gjeneralët kanë sjellë argumentet e tyre në funksion të shkarkimit në kundërshtim me ligjin dhe daljen e tyre në lirim. Madje ata kanë dhënë dhe argumente ekstra se largimi i tyre ka pasur motive të tjera. Gjeneral Sandër Lleshi ka dhënë dyshimin se është hequr për motive religjioni pasi është i besimit katolik, por dhe për largim politik për shkak të denoncimit zyrtar të aferave të Imamit por dhe përmendjen e emrit si kandidat për president nga ana e Kadaresë, dhe hedhur në tryezën e diskutimit me mazhorancën nga ana e kreut të PS, Edi Rama.