Pse u ndërtua Qyteti Studenti?
Qyteti Studenti u ndërtua për t’u shërbyer studentëve, që vinin nga rrethet dhe studionin në Tiranë. Ata jetonin aty deri sa përfundonin studimet. Ai u ndërtua para 50 vitesh. Në këtë qytet ka 29 godina. Nga të cilat dy janë të zëna me familjarë.

Pse këto godina janë të zëna nga familjarët?
Në vitin 1991, atëherë kur u shemb edhe regjimi komusnist. Disa nga bujtinat e këtij qyteti u zunë nga familjarë të ardhur kryesisht nga rrethet. Me kalimin e viteve për familjarët aty kanë mbetur vetëm dy godina. Ndërsa të tjerat janë në funksion për studentët.

Sa banorë jetojnë në godinat familjare?
Sipas vetë banorëve në këto dy godia jetojnë afërsisht 50 familje. Shumica e të cilave jeton vetëm në një dhomë dhe kanë një banjë të përbashkët me të gjithe banorët e katit.

A paguajnë qira familjarët për këto ambiente?
Po. Ata kanë një pagesë miniamle. Ata paguajnë 40 mijë lëkë të vjetra në muaj për një dhomë. Ndërsa nëse ke zënë dy dhoma paguan 80 mijë lekë.

Cili institucion i administron këto godina?
Edhe godina me familjarë ashtu sikurse dhe godinat me studentë administrohen nga drejtoria e këtij qyteti.