Pse vajza e vogël e Obamës nuk
ishte në fjalimin e fundit të babait?

Pse vajza e vogël e Obamës nuk<br />ishte në fjalimin e fundit të babait?
Një nga momentet më prekëse të fjalimit të Barack Obamës të martën në mbrëmje ishte kur ai mori pak kohë për të felenderuar bashkëshorten Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha.
 
“Malia dhe Sasha pavarësisht rrethanave ju jeni bërë dy vajza të mahnitshme, të zgjuara dhe të bukura por më e rëndësishmja është që jeni të këndshme dhe plot pasion. Nga të gjitha gjërat që kam bërë në jetë jam shumë krenar që kam mundur të jem babai juaj”, u shpreh Obama ndërsa Malia e cila qëndronte pranë nënës së saj shpërtheu në lot.
 
Pavarëisht kësaj situate emocionale ajo që ka rënë në sy ishte mungesa e vajzës së vogël të Obamës. Mungesa pranë nënës dhe motrës e Sashës 15-vjeçare ka lënë vend për teori të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
 
Por arsyeja e vërtetë se përse Sasha mungoi në fjalimin e rëndësishëm të babait ishte e thjeshtë, ajo kishte një provim të rëndësishëm në shkollë.

Obama tregon edhe një herë se në radhë të parë është një prind i përgjegjshëm dhe fjalët e dashurinë që ua shprehu gruas dhe vajzave para gjithë botës, e tregon edhe duke u treguar një prind si gjithë të tjerët, një baba që kujdeset që vajza e tij të shkollohet ashtu si çdo moshatar i saj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump