Di Maria mund të vendosë një tjetër rekord në transferimet në botë, por sidomos në futbollin spanjoll. Argjentinasi është duke negociuar me PSG për të kaluar në kampionatin francez për edicionin tjetër, por Reali i Madridit nuk pranoi ofertën e parë 60 mln Euro.
Një fakt i tillë ka shtyrë sheikët e PSG që t’i vendosin në tavolinë Presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez plot 80 mln Euro. Shifra duket e pabesueshme, por për lojtarin më të mirë të finales së Champions League të 2014, PSG do të bënte gjithçka, madje me ofertën e fundit nxori nga gara edhe United.
Nëse do të realizohej ëndrra e sheikëve, Di Maria do të shënonte shitjen më të madhe në historinë e Realit, por edhe të kampionatit spanjoll, i cili ka njohur vetëm blerje marramendëse deri tani.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com