PSG fitoi 2-0 kundër Toulouse dhe siguroi trofeun e Superkupës së Francës. Në "Parkun e Princave", djemtë e Luis Enriques ishin dominues dhe këtë e treguan shumë shpejt.
Vetëm pas tre minutave lojë Lee Kang gjeti golin e parë të ndeshjes, duke kaluar kampionët e Francës në avantazh. Më pas ishte Mbappe që bëri 'lëmsh' mbrojtjen mike dhe gjeti golin e dytë në fundin e pjesës së parë, duke i dërguar të tijtë të qetë në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë ishte pa histori, me PSG-në që nis mbarë vitin 2024 dhe siguron trofeun e 12 të Superkupës në histori.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)