FRANCË - Lille dhe PSG barazuan 2-2 të premte në ndeshjet e raundit të dytë në Ligue I. Sfida ishte e mbushur me gola dhe emocione, teksa PSG ia doli të merrte një pikë në shtesë duke zhbërë epërsinë me dy gola të vendasve.
Lille e gjeti golin shpejt me Hakon Amar Haraldsson pas 21 minutave lojë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit, ndërsa Lille që drejtohet nga Davide Ancelotti shënoi edhe golin e dytë gjashtë minuta përpara fundit të ndeshjes me autor Dilane Bakwa, pas asistit të veteranit Giroud.
Kur u mendua se tri pikët do të shkonin për Lille, PSG 'u ngrit nga hiri' dhe shënoi dy gola në shtesë. Fillimisht Vitinha shënoi vetë një supergol në shtesën e parë, ndërsa portugezi asistoi në shtesën e pestë për Marquinhos, i cili me kokë sigloi rezultatin final 2-2.
PSG ka hasur vështirësi këtë fillim sezoni, duke marrë dy barazime 2-2 në udhëtim, të parin kundër Rennes dhe tanimë kundër Lille. Këtë duel në stadium e ndoqi edhe ish-trajneri i PSG, Carlo Ancelotti, i cili momentalisht është në stolin e kombëtares së Brazilit.
Më të bukur këtë surprizë e bën edhe fakti që trajneri i Lille është i biri i Carlos, Davide Ancelotti.










Komente
Komento