PSG i gjen ‘ilaçin’ Barcelonës, Totti
ndal Cityn, Bayerni i falet Mylerit

PSG i gjen ‘ilaçin’ Barcelonës, Totti<br />ndal Cityn, Bayerni i falet Mylerit
Bayerni i Mynihut me shumë vështirësi ka  marrë tre pikët në Rusi përballë CSKA. Kampionëve të Gjermanisë u ka mjaftuar një gol i Myler me penallti për të marrë fitoren, pasi për të shënuar më shumë ka qenë e pamundur. Në ndeshjen tjetër të grupit, Manchester City dhe Roma janë ndarë në barazim 1-1 në Angli.
ROMA
Golat janë shënuar nga Aguero me penallti dhe legjendari Totti me një super gol me parabël duke kujtuar kohët e arta në Itali dhe Europë. Në Francë Barcelona ka marrë humbjen e parë përballë vendasve të PSG në një sfidë të mbushur me gola, spektakël dhe shumë emocione.
BAJERN
Sheikët në fund i treguan vendin Barçës duke e zbritur me këmbë në tokë. Ndërsa Apoel barazoi me Ajaksin 1-1. Pa shumë emocione Schalke barazoi me Mariborin 1-1, ndërsa Çelësi me vështirësi fitoi në Portugali me Sportingun 0-1.
CELSI
Në grupin H, Porto ka marrë një barazim me Shaktarin, ndërsa Bate mposht Bilbaon 2-1.  Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje në këtë ligë, 143.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)