PSG ndryshon shtëpi, 'Parc des Princes' nuk i jepet klubit të Al Khelaifi-t! Investim 1 miliardë euro
"Parku i Princave", stadiumi i PSG
Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo refuzoi t'i shesë "Parc des Princes" Paris Saint-Germain-it dhe në këtë mënyrë të ndalojë rinovimin dhe modernizimin e stadiumit për të rritur kapacitetin.
Shefi i "Katar Group" dhe njëherazi presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi është i vendosur të transferojë klubin parisien në një stadium të ri dhe modern, duke investuar 1 miliardë euro. Pas deklaratës përfundimtare të kryebashkiakes së Parisit, PSG duket se do ndërrojë shtëpi.
"Stadiumi nuk i shitet PSG-së, është një pozicion përfundimtar dhe i vendosur, sepse ‘Parku i Princave’ është trashëgimia kulturore e qytetit. Ne mund ta mbështesim PSG-në në dëshirën për rindërtim dhe modernizim, por nuk mund të gërmohet aty”, thotë Anne Hidalgo.
Opsioni i parë është kalimi në "Stade D'France", por problemi është se përdorimi i stadiumit është i kushtueshëm dhe është e padobishme të luhet atje, kështu që opsioni më i mirë është një stadium i ri. Plani është ndërtimi i stadiumit të ri në periferi të Parisit dhe atje PSG përmes Al Khelaifit do të investojë deri në një miliardë euro për të ndërtuar një tempull futbolli super modern, i cili do të sjellë edhe të ardhura.
Shtëpia aktuale e PSG-së ka një kapacitet prej 48 mijë spektatorësh, teksa stadiumi i ri do ketë rreth 60 mijë ulëse. Pas mungesës së kompromisit për rinovimin e stadiumit aktual, duket se pas 50 vitesh PSG do të ndërrojë shtëpi.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
9.8%
-
Jo
89.6%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 16709
Lajme të tjera
-
E bujshme nga Spanja, Kylian Mbappe i ka thënë 'po' Realit të Madridit
31 Mars, 10:32
-
Neymar 'katastrofë' brenda dhe jashtë fushës së lojës, humbet 1 milionë euro brenda 2 orësh duke luajtur poker
29 Mars, 21:31
-
Vijojnë protestat në Francë, qytetarët vërshojnë nëpër rrugë, 175 policë të plagosur! 2 milionë protestues kundër reformës së pensioneve
29 Mars, 15:22
-
Protestat e dhunshme në Francë për pensionet, mbyllet përkohësisht për çështje sigurie Kulla Eiffel
28 Mars, 19:11
-
Marrëveshje deri në 2030 për futbollin, Infantino dhe Al-Khelaifi firmosin bashkëpunimin FIFA - ECA
27 Mars, 16:42
-
Charles III shtyn vizitën në Francë! Daljet e para shtetërore si monark u pezulluan pas trazirave për reformën e pensioneve
24 Mars, 13:37
-
Parisi ‘në flakë’! Mbi 1.8 mln protestues kundër Macron, kundër rritjes së moshës së pensionit! I vihet zjarri Bashkisë Bordeaux, polici pa ndjenja tërhiqet zvarrë nga kolegët (VIDEO)
23 Mars, 10:10
-
Franca 6 netë në ‘flakë’, protestuesit nuk dorëzohen! Macron ‘i prerë’: Reforma e pensioneve do bëhet
22 Mars, 17:49
-
Greva për reformën e pensioneve, Qeveria franceze përballet me mocion mosbesimi
20 Mars, 14:01
-
GOLAT/ Messi dhe Mbappe nuk ia dalin, Rennes i mund në 'Parkun e Princave'
19 Mars, 19:24
-
Te Barcelona e presin për një rikthim, trajneri i PSG-së zbulon detaje mbi kontratën e Messit
17 Mars, 19:48
-
Prishen raportet me tifozët, ultrasit e PSG-së fërshëllejnë Lionel Messin
16 Mars, 18:08