PSG ka harruar disfatën ndaj Real Madrid në Champions League, duke mposhtur vendin e fundit Metz me rezultatin e pastër 5-0 në “Parc des Princes”. Ishte një pasdite e qetë për kryeqytetasit, megjithëse mungonin dy lojtarë shumë të rëndësishëm në sulm, si Neymar dhe Cavani.
/Shqiptarja.com
Ka qenë një triumf rekord për vendasit që kanë realizuar 144 gola në këtë sezon, një rekord për klubin. Ishte Meunier ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 5-të. Më pas ishte mesfushori Nkunku ai që shënoi një dopietë brenda tetë minutave me ndihmën e Verrati dhe Di Maria-s.
Në fund të pjesës së parë ishte sulmuesi kryesor i ndeshjes së sotme Kylian Mbappe ai që kompleton pokerin. Në pjesën e dytë PSG e uli ritmin pa dashur të harxhojë bateri të tepërta, por Thiago Silva shënon golin e pestë për vendasit në fund të takimit pas goditjes me kokë.
d.b/shqiptarja.com










