Psikologia shqiptare vlerësohet
si "Gruaja frymëzuese" në Britani

Psikologia shqiptare vlerësohet<br />si "Gruaja frymëzuese" në Britani
Psikologia shqiptare Mirela Sula është vlerësuar me çmimin ‘Gruaja më frymëzuese e 2015-ës’ në Britaninë e Madhe. Të nominuar për këtë çmim mjaft prestigjioz, veç psikologes shqiptare ishin dhe figura të tjera të rëndësishme.

Sula ka qëndruar dhe vepruar për 3 vjet në Angli, ku ka arritur dhe suksese të njëpasnjëshme. Ajo gjatë kësaj kohe ka botuar libra të ndryshëm dhe ka organizuar disa ngjarje të suksesshme, përfshirë këtu edhe konferencën e Londrës që është mbajtur brenda këtij viti, ku janë pëmendur arritjet e grave emigrante.

Mirela Sula përpara se të shkonte në Angli, drejtonte një revistë në Tiranë dhe të njëjtën gjë vazhdon të bëjë edhe atje në krye të revistës “Global Woman”. “Ishte një nevojë për të dalë dhe eksploruar mundësi të reja përtej territoreve të tua, pas zhgënjimeve që ke përjetuar brenda gardhit të shtëpisë tënde”, është shprehur pak javë më parë psikologia shqiptare për “Vip Pages”.
mirela sula
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin