TIRANE - Kreu i PSV ‘91 Petro Koçi sqaron marrëdhënien me kreun e PS-së pas mospërfshirjes së aleatëve në listën e kandidatëve për deputetë të PS.
Ai tha se priste të ishte pjesë e listave të PS, por tashmë që Rama nuk e përfshiu, marrëdhëniet e tyre janë normale. Koçi tha i bindur se PSV91 do marrë një deputet në zgjedhje me të cilin të përfaqësohet në Kuvendin e ri.
Koçi akuzoi të djathtën se po përpiqet të fokusohet tek manipulimet se sa tek fushata. Ai tha se, “Ata janë aktivë në falsifikime blejnë karta identiteti të të majtëve që të mos votojnë, blejnë votat e zgjedhësve me të mira materiale”, tha ai.
Problemi i kësaj çështje sipas Koçit qendron në faktin se qytetarët kanë frikë të denoncojnë edhe rastet kur nxirren me detyrim nëpër fushata. Megjithatë, Koçi u shpreh i bindur se, “E majta është në avantazh të madh më shumë se sa e japin sondazhet në krahasim me të djathtën për të fituar këto zgjedhje.
Fushata e PD është shumë e vakur dhe e dobët në krahasim me të majtën”. Koçi e quajti më tej këtë fushatë, si më të korruptuarën.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com