Reperi korean i njohur në gjithë botën falë hitit të tij “Gangnam Style” në një intervistë të sinqertë të dhënë për mediat e huaja ka shprehur se tanimë është i varur nga alkoli.
Psy ka thënë se ai pi alkol gjatë gjithë kohës duke e quajtur Vodkën “miken më të ngushtë”.

“Kur jam i lumtur unë pi. Kur jam i mërzitur unë pi. Është duke rënë shi, unë pi. Është ditë me diell, unë përsëri pi”, ka thënë reperi korean.
Ai ka shprehur preferencën e tij ta madhe për vodkën, por gjithashtu ka thënë se konsumon Uiski, Tekila dhe shumë pijë të tjera.

Psy i njohur për stilin e tij të veçantë të të veshurit ka folur edhe për të kaluarën e tij, përfshirë babin e tij abuzues.
Ai gjithashtu ka deklaruar se është arrestuar në vitin 2001 në Kore pasi kishte Marijuanë.
Ai e konsideroi arrestimin e tij si një çast të tmerrshëm por edhe si një rast nga ku nxorrin një mësim të vlefshëm.
Më tej këngëtari shprehu se është një njeri pozitiv dhe e ndjen veten me fat.

E si mos ta ndjejë kur videoja e tij është më e shikuara e të gjitha kohërave në You Tube.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com