Justin Biber nuk është më mbreti i YouTube. Kënga Gangnam Style e koreano-jugorit Psy është tashmë video që mban rekordin e klikimeve në YouTube.
Me 808 milionë shikime që kur është postuar në Korrik, kënga vë në lojë konsumizmin e Gangnam, një qendër periferike në jug të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul.
Në të PSY kërcen sikur të jetë duke kalëruar gjë që për shkak të hilaritetit ka ngjallur shumë imitime online. Kërcimi i 34-vjeçarit është bërë aq i famshëm saqë ai ia ka mësuar atë kreut të OKB-së, Ban Ki Moon.
Gangnam Style ka fituar çmimin si video më e mirë e vitit në MTV Euroe Music Awards dhe ka qenë në vendin në parë në 28 shtete të ndryshme. Ajo gjithashtu ka hyrë në rekordin Guinnes si kënga me më shumë Like, ose pëlqime nëse preferoni, në YouTube, që aktualisht janë gati 5.4 milionë.
Ngushëllime fansave të Justin Bieber, i cili mbante deri më tani rekordin e shikimeve me hitin e tij të 2010, Baby. Për ironi të fatit, ishte pikërisht menaxheri i Bieber, Scooter Braun, ishte personi i parë në SHBA që publikoi në Twitter një link të videos së Gangnam Style.
/Shqiptarja.com

VIDEO