Publikimi i sms të Tahirit, Vasili:
Të zbardhet si e zbuloi Noka

TIRANE – Publikimi në mënyrë misterioze i sms të ministrit Tahiri nga deputeti demokrat Falmur Noka dhe pretendimi i tij se mesazhin ia ka dërguar kryeministri Rama, duhet të zbardhet nga institucionet kompetente. Ky është qëndrimi i shprehur nga kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, për sms-në e ministrit të Punëve të Brendshme që ish-mninistri Noka zbuloi për mediat ndërsa transmetonin live Komision Hetimor për lëvizjet në polici.

I pyetur nga gazetarja e televizionit A1 REPORT, Joniada Koçi se nëse me publikimin e këtij mesazhi kemi të bëjmë me përgjim apo rrjedhje informacione, dhe nëse është përgjim a fshihet pas tij Visho Ajazi Liko, Vasili u përgjigj se instrumentat për ta zbardhur këtë çështje janë, dhe duhet të përdoren.

Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, Vasili shprehu edhe komentin politik për këtë ngjarje. Sipas tij sms shpreh përgjegjshmërinë e një ministri dhe kërkesat ndaj vartësve të tij për arritjen e rezultateve, ndërsa nga ana tjetër sipas tij, shfaq stilin e poltikës nga “vrima e çelësit”.

"Opozita, për fat të keq në stilin e shërbimeve famëkeqe që ky vend ka pasur fatin e keq të përballet, demonstroi një SMS të Ministrit Tahiri, e cila në vlerësimin tim, në atë që u lexua dhe u bë publike ishte shprehje e qartë e një përgjegjshmërie maksimale të ministrit, i cili në një gjuhë shumë të drejtpërdrejtë shkundte strukturat vartëse të tij, duke e zhvilluar këtë me përgjegjshmëri politike të plotë, për të pasur rezultate gjithmonë dhe më të mira në këtë situatë të rendit, që paraqitet problematike e për të arritur këto rezultate në kohë dhe me shpejtësinë e duhur në të mirë, në radhë të parë, të sigurisë së qytetarëve. Gjithçka tjetër për mua, ka bërë dhe duhet ndjekur me instrumentet e duhura, por thelbi politik i asaj që ne pamë ishin dy momente. Një përgjegjshmëri maksimale dhe një shqetësim pa doreza i Ministrit, i cili duhet përshëndetur dhe duhet mbështetur, dhe një stil, do të thosha shumë i urryer për shqiptarët, ai stili që bëhet nga vrima e çelësit. Kurdoherë që lidhet me këtë çështje, do të duhet të mbahet një qëndrim i caktuar në Parlament. Ne jemi atje dhe sigurisht që do të dekurajojmë politikën që bëhet, siç e thashë, nga vrima e çelësit, por do të promovojmë atë politikë që bëhet hapur, në mënyrë transparente dhe që vë çdo gjë, strukturat, rendin dhe transparencën në funksion të qytetarëve. Ky është qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë politik për çështjen, - u shpreh Vasili.

VASILI: OPOZITA TE NDALE SHPIFJET NDAJ POLICISE, KRIJOJNE TENSION

Sa i përket sulmeve ndaj policisë së shtetit, deputeti Vasili i bëri apel opozitës të ridimensionojë gjuhën e komunikimit pasi sipas tij krijojnë një situatë tensioni e ndryshme nga realiteti.
 
“Nga gjithçka është thënë, me shkrim dhe me gojë ka qenë dhe është një, sulmi i paprecedentë ndaj policisë duke demonstruar se ka një rend publik për opozitën dhe një rend publik për qytetarët. Ka vetëm një rend publik dhe që të dyja pozita dhe opozita duhet t’i shërbejnë këtij rendi publik. Vetë qytetarët e kërkojnë këtë për të qenë të qetë. I bëjmë apel apozitës për ridimensionim të gjuhës dhe komunikimit duke evituar shpifjet dhe aneteminin ndaj policisë së shtetit të cilët janë në shërbim të qytetarit. Ka ardhur momenti të ndahemi nga modelet e opozitarizimit të ‘97 që kafshonte gjithçka por të një opozitarimzmi të ri të një vendi demokratik që ecën drejt BE.” u shpreh Vasili.
 
REFORMA TERRITORIALE, VASILI: NUK KA ULTIMATUM, POR OPOZITA TE ULET NE TRYEZE
 
Ndërkohë i pyetur në lidhje me ultimatumin e dhënë në Kuvend nga deputetët e mazhorancës për miratimin e reformës administrativo-territoriale, Vasili tha se në logjikën e mazhorancës nuk ka ultimatum por se opozitës i është lënë kohë e mjaftueshme për tu ulur dhe diskutuar rreh kësaj çështje.
 
“Askush në mazhorancë as nuk ka lëshuar as nuk është në logjikën e kësaj mazhorance të bëjë ultimatume. Kjo është e huaj për ne, sepse ne i shërbejmë logjikës së përgjegjshmërisë, që do të thotë që kemi lënë një hapësirë të gjatë në kohë. Gjithashtu opozitës i janë bërë oferta pa fund për uljen në një tryezë diskutimi për këtë çështje. Ka një kohë ka një hapësirë në shërbim të opozitës, dhe i ftojmë të mos shohin interesat e ngushta të tyre sepse reforma shkon përtej të dy forcave dhe ndërton një Shqipëri ndryshe, nga të fragmentuar në një Shqipëri të re e moderne. Të ulemi në tavolinë dhe të ecim përpara. Sensi është që ne nuk i shërbejmë bllokimit por zgjidhjes së çështjes dhe ecjes përpara.” u shpreh Vasili.

Redaksia Online
(Gre.M/e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale