Publikohen 22 këngët konkuruese në RTSH, për herë të parë merr pjesë Ermal Meta

Publikohen 22 këngët konkuruese në RTSH, për herë të parë merr pjesë Ermal Meta

Kantautori Ermal Meta

Kantautori me origjinë shqiptare Ermal Meta është një nga të ftuarit special në Festivalin  e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Është hera e parë që Meta ngjitet në një skenë festivali në Shqipëri. Ndërsa, vjet pse u shpall fitues i Sanremos me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente”. Këngë me të cilën përfaqësoi Italinë në Eurosong 2018. Meta rikthehet sërish pas koncertit që bëri Bashkia e Tiranës, në muajin qershor në sheshin “Skënderbej”. 

Edhe pse gjatë konferencës për mediet ishte thënë se në këtë edicion të 57-të të Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar nuk do të publikoheshin këngët e plota në “Youtobe”, krejt e kundërta ka ndodhur sot. 22 këngët janë publikuar të plota në “Youtobe”. Kjo e bën edhe më të lehtë, që publiku “të zgjedhë” paraprakisht fituesin e festivalit. Formulë kjo që gjatë vitit të kaluar, ku u përzgjodh fitues kantautori Eugen Bushpepa me këngën “Mall”, pati mjaft suksese. Ka qenë ndër të paktat çmime të para të dhënë gjatë viteve të fundit në festivalin e fundvitit, ku kritika dhe publiku janë bërë në një zë me zgjedhjen e jurisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja