TIRANË- Provimet kombëtare për nxënësit e klasave të nënta për vitin shkollor 2019-2020 do të zhvillohen në muajin qershor nga data 16- 23. Më konkretisht në datën 16 qershor, do të zhvillohet provimi i gjuhës së huaj. Tre ditë më vonë nxënësit t'i nënshtrohen provimit të gjuhës shqipe dhe më pas 23 qershor do të jetë i matematikës.
Në udhëzimin e shpërndarë me firmë të ministres Shahini, të cilin Report Tv e disponon, janë të përcaktuara qartë edhe procedurat e hartimit të testeve. Testet do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Komento