Publikohen fotot e para të vdekjes
së Ajnshtajnit, ja rrëfimi i fotografit

Publikohen fotot e para të vdekjes<br />së Ajnshtajnit, ja rrëfimi i fotografit
Albert Ajnshtajn, teoritë e të cilit shpërthyen dhe riorganizuan idetë tona se si funksionon universi, vdiq më 18 prill 1955, prej pushimit të zemrës. Ai ishte 76 vjeç. Funerali dhe ceremonia e djegies u organizuan në mënyrë private, dhe vetëm një fotograf arriti të kapë ngjarjet e asaj dite të jashtëzakonshme: Ralph Morse.

I armatosur me aparatin e tij dhe me uiski, për të hapur dyert dhe për të liruar gjuhët, Morse përpiloi një dokumentim të heshtur dhe të thellë  të ikjes së ikonës së shekullit  të 20-të. Por përveç një imazhi tashmë të njohur, të zyrës së Ajnshtajnit, pikërisht ashtu si ai e la atë, e shkrepur disa orë pas vdekjes së tij, fotot e tjera që Morse bëri atë ditë, nuk u publikuan kurrë.

Me kërkesën e djalit të Ajnshtajn-it, i cili kërkoi që privatësia e familjes të respektohej, ndërsa ata mbanin zi, redaktorët e revistës LIFE, zgjodhën që të mos e publikonin të gjithë historinë,  dhe për më shumë se pesë dekada, fotografitë e Morse qëndruan në arkivat e revistës, të harruara.

Historia se si Morse i bëri fotot, ofron ndërkohë një mësim mbi këmbënguljen dhe mbi të menduarin. Pas marrjes  së një telefonate në një mëngjes prilli nga editori i LIFE që Ajnshtajni kishte vdekur, Morse rrëmbeu  aparatin e tij dhe udhëtoi 90 milje nga shtëpia e tij në veri të New Jersey, në Princeton.

“Ajnshtajni vdiq në Spitalin Princeton” –  thotë Morse, tani 96 vjeç, “kështu që unë u drejtova për aty në fillim. Por ishte shumë kaos,  gazetarë, fotografë kudo. Kështu që unë shkova tek zyrat e Ajnshtajn-it, në Institutin për Studime të Avancuara.

Gjatë rrugës, u ndala dhe bleva disa shishe uiski. E dija që njerëzit mund të ngurronin të flisnin, por shumica e njerëzve janë të lumtur të pranojnë një gllënjkë alkol, në vend të parave, në këmbim të ndihmës së tyre. Kështu që unë shkova në ndërtesë, gjeta mbikëqyrësin, i dhashë atij shishen e uiskit dhe kështu ai e hapi zyrën”.

Gjatë pasdites, trupi i Ajnshtein-it u zhvendos për një kohë të shkurtër nga spitali në një shtëpi funerale në Princeton. Arkivoli i thjeshtë që mbante trupin dhe post-autopsinë, qëndroi në shtëpinë funerale për thuajse një orë. Morse bëri rrugën e tij deri aty, dhe pa dy burra që po ngrarkonin shpejt një arkivol në një makinë varrimi.

Për aq sa Morse dinte, varrimi i Ajnshtajn-it ishte i pashmangshëm. Duke shpresuar që të zbulonte një vend ku të pozicionohej pranë varrit, ai u nis me shpejtësi drejt varrezave të Princeton.

“Unë udhëtova drejt varrezave për të gjetur se ku do të varrosej Ajnshtajn-i “, kujton Morse. “Por duhet të ketë pasur nja dy duzina varre që ishin gërmuar atë ditë. Pashë një grup djemsh që po gërmonin një varr. I ofrova atyre një shishe duke i pyetur nëse dinin diçka.

Njëri prej tyre tha: “Ai do të digjet për rreth 20 minuta. Në Trenton!.  “Kështu që unë u dhashë atyre pjesën e mbetur të uiskit, u hodha në makinë dhe arrita në Trenton, pak përpara se të arrinin miqtë dhe familjarët e Ajnshtajnit”.

“Nuk kisha pse ti thoja askujt se nga isha” – thotë Morse. “Isha i vetmi fotograf aty, dhe ky ishte si një lloj fati, që nëse do të kishte një fotograf, ai do ishte nga revista LIFE”.

Në një moment në fillim të ditës, Hansi i biri i Ajnshtajn-it, e pyeti Morse për emrin, një hetim miqësor, në dukje i parëndësishëm, por që do të provonte brenda disa orëve se do të kishte pasoja të rëndësishme.

“Ndërsa dita ecte çuditshëm, unë isha shumë i emocionuar”- kujton Morse, “sepse e dija që unë isha i vetmi që do të kisha këto foto. Ky ishte një lajm i madh! Ajnshtajni ishte një figurë e madhe publike, me famë botërore, dhe ne kishim befas këtë “story”."

Ai u nis për në Manhattan, drejt zyrave të revistës LIFE, i  sigurt që do ti ishin mirënjohës për atë zbulim të jashtëzakonshëm. “Unë arrita në Nju Jork me filmin, dhe aty ja ku mu shfaqën “shenjat”  në të gjithë zyrën :” Ralph,  duhet të takosh Edin!”. Ed Thompson ishte kryeredaktor i revistës. Një gazetar i madh.

Edi tha: “Ralph, kam dëgjuar se ti ke një dreq eksluzive? Unë thashë – “Po, e kam.” Dhe ai tha: “Mirë, nuk do ta publikojmë”. U habita. Doli se djali i Ajnshtajn-it, Hans, kishte telefonuar, ndërsa isha rrugës për në New Jork,  dhe kishte kërkuar që ne të mos ti publikonim ato foto, të respektonim privatësinë e familjes.

“Kështu Edi vendosi të mos i publikojë. Nuk mund të drejtosh një revistë pa një editor që të marrë vendime, dhe Edi e kishte marrë të tijin. Kështu unë mendova: “Ok, pra ky ishte një nga ato rastet,dhe vazhdova me detyrën e radhës. Mendova se fotografitë nuk do ta shikonin më dritën e diellit, dhe harrova çdo gjë rreth tyre”.

60 vjet më vonë, revista LIFE, paraqiti një përzgjedhje të fotografive nga ajo ditë – fotografi që tregojnë vendin në një mëngjes pranvere në New Jersey, kur Ralph Morse e gjeti veten duke vrapuar rreth spitalit e varrezave, në përpjekje të zbulonte se çfarë u bë me të ndjerin, të madhin Albert Ajnshtajn. . .

Së fundi: Historitë e treguara për trurin e Ajnshtajn-it, të cilin mendohet se Dr.Thomas Harvey e largoi gjatë autopsisë, duke e ndarë me kujdes në seksione, për ta mbajtur pastaj për qëllime shkencore, dhe intrigat që lidhen me organin e famshëm, janë shumë të ndërlikuara për tu zgjidhur në këto foto.

Megjithatë, në ditën që Ajnshtajn-i vdiq, Ralph Morse arriti të bënte disa fotografi të shpejta të Dr Harvey në spital. Morse thotë se ai është i sigurt se nuk ishte truri i Ajnshtajn-it nën thikën e Dr. Harvey, në foton që përfundon galerinë  më poshtë.

Pas një pauze, Morse thotë: “Ju e dini, që ka kaluar një kohë mjaft e gjatë dhe unë nuk i mbaj mend të gjitha detajet, kështu që çfarëdo që ai po priste atje…”. Dhe fjalët e tij mbeten në ajër.

Pastaj, çuditshëm, Morse qesh. /ATSH/
FOTO të tjera
ajnshtajn
ajnshtajn
 FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik