Publikohen fotot e terroristëve
Bangladeshi dy ditë zie për viktimat

Publikohen fotot e terroristëve<br />Bangladeshi dy ditë zie për viktimat
Autoritetet e Bangladeshit thonë se atentatorët e sulmit ne DAKA nuk i përkisnin ISIS por ishin pjestarë të një grupi lokal në vend.
Ministri i Brendshëm Khan u shpreh se ata i ishin pjesë e një grupi xhihadistësh i cili ka qenë i ndaluar për shumë kohë dhe se terroristet ishin te gjithë nga Bangladeshi

Ndërsa ministri mohon vetë shteti islamik publikon dhe merr përsipër sulmin.

Donim të vrisnim të huajt e shteteve kryqëzore në Daka” është kjo deklarata e Shtetit Islamik i cili thotë se merr përsipër sulmin në Daka ku mbetën të vrarë 20 persona mes tyre 7 italianë dhe disa shtetas të tjerë japonez e amerikan.

Më tej në deklaratë thuhet se ushtarët identifikuan dhe liruan muslimanët, ndërsa pengjet e tjera u vranë. Po ashtu së bashku me deklaratën e ISIS janë identifikuar edhe 5 terroristët të cilët u ekzekutuan nga policia. Në foto ata mbajnë në dorë kallash, kanë veshur një çallma ,duken të buzëqeshur ndërsa ne sfond është flamuri i Shtetit islamik.

Bangladeshi shpalli dy dite zie për ngjarjen e rende qe tronditi vendin mbrëmjen e se premtes. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur