Përgjime të reja janë zbardhur sërish ku për herë të tretë, protagonist është Adem Grabovci.

Aty ai vazhdon të tregojë autoritetin e tij në bashkëpunim me Nijazi Kryeziun e Prizrenit, duke vendosur për emrat që do të jenë në bordin e “Hodrodrinit”.

Nga kjo dyshe, eliminohen emrat që nuk janë të PDK-së, pavarësisht kualifikimeve që mund të kenë. Grabovci, që i telefonon Kryeziut, ia lexon 34 emrat e kandidatëve për bord, ndërsa ata seleksionohen nga Nijazi Kryeziu.

Për Fadil Kryeziun, një aktivist i LDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu thotë se duhet të hiqet nga lista sepse mund të veprojë njëjtë si prokurori Sylë Hoxha.

Ndërkohë, krejt këtë “përpjekje” për të punësuar njerëz, Grabovci, e lidh me atë që është premtuar në fushata zgjedhore. Ai thotë se nuk është krim të punësosh njerëz, dhe të gjithë që janë deputetë postet i kanë marrë falë këtij premtimi.

Ndërkohë, EULEX-i ka autorizuar nisjen e hetimeve lidhur me përgjimet e publikuara të ditëve të fundit, ku subjekt i tyre ishte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Pas një takimi që është zhvilluar mes kryeprokurorit të EULEX-it, Claudio Pala, dhe kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është ngarkuar prokurori përgjegjës për rastin e ashtuquajtur të MTPT-së për të bërë një vlerësim të përmbajtjes së telekomunikimeve të përgjuara, ku do të shikohet nëse ekziston dyshimi i bazuar për inicimin e hetimit për pohimet e përmbajtura që dallojnë nga ato, për të cilat tashmë është marrë vendimi për ndërprerjen e hetimit.

Prokuroria e Shtetit, ka bërë të ditur se pas vlerësimit, ky raport do t’i dorëzohet kryeprokurorit të Shtetit dhe varësisht nga informatat do të krijohet një ekip të cilët pas verifikimeve dhe nëse vërehet se ka elemente të veprës penale, prokuroria do t’i fillojë hetimet, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer veprat.

Biseda e zbardhur mes Grabovcit dhe Kryeziut: 

Kryeziu: Allo

Grabovci: Ej.

Kryeziu : Urno shef!

Grabovci: Çka po bon?

Kryeziu: Qe

Grabovci: Atje te Drini, pe din?

Kryeziu: Po

Grabovc: A e ke, kënd e kem, a s’kem fol hiq as sen?

Kryeziu: Jo se kam të qartë.

Grabovc: 34 kanë konkuru.

Kryeziu: Për në bord a?

Grabovci: hë.

Kryeziu: Po, po unë s`kam as listë as kurgja hiq, kur skam listë qysh kam me të thanë kush ka konkuru.

Grabovci: Esat Krasniqi, Dalip Hoda, Habib Elshani ky shkon.

Kryeziu: Esatin mbaje të parin në listë.

Grabovci: Kënd, Esat..

Kryeziu: Krasniqin, po.

Grabovci: Shkon domëthanë?

Kryeziu: Po. Okej.

Grabovci: Hamëz Rama?

Kryeziu: Hiqe se s’pe nxhoh kush osht.

Grabovci: Ibrahim Bajraktari?

Kryeziu: S’po e nxhoh edhe kta.

Grabovci: Sami Gashi?

Kryeziu: Sami Gashi nuk po e di kush osht.

Grabovci: Xhelal Këpuska?

Kryeziu: Jo, jo.

Grabovci: Blerim Dyla?

Kryeziu: Jo.

Grabovci: Jeton Daku?

Kryeziu: Jo.

Grabovci: Bahrie Besimi?

Kryeziu: Bahrie Besimi?

Grabovci: Hë?

Kryeziu: Jo, s’po e di kush o.

Grabovci: Salih Sallteku?

Kryeziu: Jo, jo.

Grabovci: Fadil Kryeziu?

Kryeziu: Fadil Kryeziu?

Grabovci: Po.

Kryeziu: Kush i ka premtu, mos osht dikush prej tonve i paska premtu nashta?

Grabovci: Se di unë. A me shti a jo?

Kryeziu : Jo, jo s`të thom unë me shti atë, qysh kemi me shti atë po ja bajmë me ta si me Sylë Hoxhën tani na e q*n nanën.

Grabovci: Bujar Hasani, më ka thanë Naiti o i joni.

Kryeziu : Bujar Hasani, ja q***a nanën Naitit se drejtor i LDK-së osht ai. Bujar Hasani. Edhe le ta q*n nanën Naiti me ta bashkë. Se drejtor i Eqremit oshtë ai.

Grabovci: Agron Shala?

Kryeziu : Azem Shala?

Grabovci: Agron.

Kryeziu: Agron Shala, jo s`pe di kush osht.

Grabovci: Rexhep Gashi?

Kryeziu: As Rexhep Gashin s’po e njoh.

Grabovci: Avni Caka?

Kryeziu: Avni Cakaj?

Grabovci: Po.

Kryeziu: S`pe di kush osht.

Grabovci: Naser Bajraktari?

Kryeziu: Qyky Naser Bajraktari po të kallxoj ty, ky thirret në emër të Partisë Demokratike edhe u bohet ma me kompetent se na në Prizren kur osht puna për PDK-në. Unë nuk ja di adresën këtij osht… m’doket i Fatmirit osht dikund i Malishëvës anena.

Grabovci: Une se shti pa m’thonë ti.

Kryeziu: Jo, q**a nanën mos e shti, se po të kallxoj çka na ka ba tri vjet.

Grabovci: Luan Morina?

Kryeziu: Kush?

Grabovci: Luan Morina?

Kryeziu: Luan Morina, s`pe di kush është.

Grabovci: Bashkim Krasniqi?

Kryeziu: Bashkim Krasniqi, kha na kemi Bashkim Krasniqi…po s’di a osht i joni najkush.

Grabovci: Agim Thaçi?

Kryeziu: Agim Thaçi? Jo.

Kryeziu: Sa kena me i qu na tontit? A?

Kryeziu: Ami ti emrat Agim Thaçi. Amin Rrustemoviq.

Kryeziu: Po smuj, po qysh bre nonen ja q****a me t`i dhanë emrat kur se di listën, kur se di kush ka konkurue. Esati e di që ka konkurs, se më ka vet.

Grabovci: Po qita janë që…

Kryeziu: Që kanë konkuru.

Grabovci: Drita Grazhda?

Kryeziu: Drita Grazhda, mahet me neve po s’osht me neve, se herën e kalume kur e kemi çue ka thanë më ka çue tjetër kush. A po din?

Grabovci: Atifete Zuma?

Kryeziu: Atifete?

Grabovci: Atifete Zuma.

Kryeziu: S`pe nxho.

Grabovci: Ali Zanaj?

Kryeziu: Edhe kta s’po e nxho.

Grabovci: Memnona Hajdini?

Kryeziu: Memnona Hajdini osht e koalicionit, .. osht grue e mirë. Duhet me e shti… për komunitete duhet me e shti qeto… ish deputete e jonja.

Grabovci: Amir Rrustemoviq.

Kryeziu: Amir Rrustemoviq?

Grabovci: He?

Kryeziu: Po, me mujtë me shti duhet me shti.

Grabovci: Afrim Berisha.

Kryeziu: Kush?

Grabovci: Afrim Berisha.

Kryeziu: Afrim Berisha, s`pe di kush osht.

Grabovci: Shqipe Arifi?

Kryeziu: Shqipe Arifi, osht e LDK-së.

Grabovci: Fat…

Kryeziu: Kush?

Grabovci: Fatmir Pireci?

Kryeziu: Ish-zëdhënës i Eqremit, qija nanën…

Grabovci: Daut Islami?

Kryeziu: Daut Islami, në qoftë se është qaj që po menoj unë, burrë i mirë po s’po di a është qaj që po menoj unë.

Grabovci: A osht i joni?

Kryeziu: Jo sosht.

Grabovci: Halit Isufi?

Kryeziu: Kush?

Grabovci: Halit Isufi.

Kryeziu: Halit Isufi, jo kta s’janë, po si regjion kanë konkuru ktu.

Grabovci: … Mizimi.

Kryeziu: Jo.

Grabovci: Mahir Vllaqo?

Kryeziu: Mahir Vllaqo, vëllau i Naim Vllaqos profesorit, s’janë me neve.

Grabovci: Sarandra Morina?

Kryeziu: Sarandra Morina, s’pe nxhoh, qikjo gjeneratë e re o.

Grabovci: Arben Krasniqi?

Kryeziu: Arben Krasniqi. Jo as kta s’pe nxho.

Grabovci: Qita jon emrat shoqi jam.

Kryeziu: Maj Amirin, Memnunën edhe Esat Krasniqin. Veç kqyre mirë Memnunin … e përdorin kartën e komuniteteve.

Grabovci: Po.

Kryeziu: Në kartën e komunitetve.

Grabovci: Memnunën…

Kryeziu: Amirin edhe Esat Krasniqin.

Grabovci: Fahrie Besimi, Habib Elshani, Esat Krasniqi.

Kryeziu: Po.

Grabovci: Qita unë po i propozoj.

Kryeziu: U ba shef.

Grabovci: Konsultohemi edhe një herë bashkë.

Kryeziu: Hajt.

Grabovci: Hajt.