Keto janë momentet e fuqishme të shpërthimit në metronë e Shën Petërburgut. Të gjithe udhëtarët shihen teksa ecin qetësisht në drejtimet e tyre, kur befas një zhurme e fortë, tym, flakë e britma.
Plot 14 të vdekur e mbi 50 të plagosur është bilanci i sulmit të ditës së hënë në metronë e Shën Petersburgut në Rusi.
Ky sulm, i cili nga autoritetet ruse është cilësuar si sulm terrorist, ka ndodhur në trenin që po udhëtonte Sennay Ploshchad dhe Sadovaya.
Mediat e huaja kanë raportuar se bëhet fjalë për një shpërthim i ardhur pasi një burrë kishte vendosur një çantë, ndërsa treni ishte në lëvizje.
Gjatë ditës së djeshme, ka reaguar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, i cili kishte thënë se nuk përjashtohet as mundësia e një sulmi terrorist.
Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullojnë video të cilat thuhet se tregojnë momentin e shpërthimit.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO