Policia ka publikuar pamjet nga aksioni i ditës së djeshme, ku pas disa orësh negociata, u dorëzuan dy personat që fshiheshin prej dy muajsh në një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Për 12 orë forcat e policisë dhe RENEA rrethuan banesën, dhe pas negociatave, dy të armatosurit u dorëzuan.

Policia tha se në banesë u gjet 5 armë zjarr, 4 automatike dhe 1 pistoletë, një flamur i ISIS që ishte vendosur në faqen e murit, 17 granata dore, kapsolla detonatore etj. 

"Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja.", njoftoi policia. 

1764059113_hamzaukaarrestimi.jpg

Armët e sekuestruara dhe flamuri i ISIS


Lajmi kryesor:

12 orë rezistencë, Report Tv siguron fotot e arrestimit të dy të terroristëve në Fushë-Arrëz! Qëlluan drejt RENEA-s, u gjenden armë e flamuri i ISIS (VIDEO)