Publikohet certifikata zyrtare e monarkes, ja arsyeja e vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II

Publikohet certifikata zyrtare e monarkes, ja arsyeja e vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II

Mbreteresha Elisabeth

Mbretëresha Elizabetë II vdiq nga pleqëria. Ky është shkaku i vetëm i shkruar në certifikatën e saj të vdekjes, e cila është publikuar së fundmi.

Në të tregohet se monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar ka ndërruar jetë në orën 15:10 në Kalanë Balmoral në Skoci më 8 shtator. Regjistrimet Kombëtare të Skocisë publikuan certifikatën e saj të vdekjes këtë të enjte.

Paul Lowe, sekretari i përgjithshëm për Skocinë, nënshkroi certifikatën e vdekjes. Gjithashtu vlen të përmendet se emri i Mbretëreshës Elizabeth është renditur si Elizabeth Alexandra Mary Windsor, dhe profesioni i saj është "Madhëria e saj Mbretëresha". Princesha Anne, vajza e saj e vetme, shkruhet si dëshmitare.

"Kam pasur fatin të ndaj 24 orët e fundit të jetës së nënës sime më të dashur. Ka qenë një nder dhe një privilegj ta shoqëroja atë në udhëtimet e saj të fundit. Të dëshmosh dashurinë dhe respektin e treguar nga kaq shumë në këto udhëtime ka qenë përulëse dhe lartësuese", ndau Princesha Royal në një deklaratë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

Princesha Anne dhe burri i saj, Sir Timothy Laurence, shoqëruan arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth ndërsa udhëtonte nga Balmoral për në Londër. Pas funeralit shtetëror në Westminster Abbey dhe shërbimit të përkushtimit në Windsor, Mbretëresha Elizabeth u varros në Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI të Kështjellës Windsor në Royal Vault, me prindërit, motrën dhe burrin e saj.

Periudha e zisë mbretërore përfundoi zyrtarisht këtë javë dhe dje, Kapela u hap për publikun për herë të parë që nga vdekja e saj. Qindra mbështetës të mbretërisë dhe dashamirës u rreshtuan në Windsor këtë mëngjes për t'i bërë nderimet e tyre monarkes së ndjerë.

Certifikata e vdekjes së Mbretëreshës

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 29/09/2022 17:24

    Jo nuk la mundesi te kete vdekur nga pleqeria do ta kete helmuar sherbimi sekret Rus me urdhrin e Putin !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë