Publikohet fotografia e Salman Abed
terroristi që vrau 22 persona /FOTO

Publikohet fotografia e Salman Abed<br />terroristi që vrau 22 persona /FOTO
Autori i sulmit vetvrasës në Manchester u identifikua si Salman Abedi, 23-vjeçari me origjinë nga Libia dhe me nënshtetësi britanike.

Sipas të përditshmes "The Sun", raportohet se 23-vjeçari kishte rënë nën ndikimin e radikalëve Islamikë gjatë disa vizitave që kishte bërë në Libi, tek të afërmit e tij.

Nga kontrollet e bëra në shtëpinë e tij është gjetur një libër për substancat kimike që mund ta ketë ndihmuar Salman për ndërtimin e bombës së përdorur në “Manchester Arena”.

Nga shpërthimi në mbrëmjen e së hënës gjatë një koncerti në Manchestr mbetën të vrarë 22 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë, mes të cilëve shumë adoleshentë dhe fëmijë.

salman

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024