KUMANOVE­ – Mediat kosovare por edhe rrjetet sociale kanë publikuar fotografinë e fundit që shqiptarët kanë bërë bashkë para se të vriteshin gjatë përleshjes në Kumanovë. Gjashtë nga nëntë kosovarët e vrarë në Kumanovë, shfaqen për të fundit herë bashkë.

Fotografia e bërë në momentet kur këta djem kaluan kufirin maqedonas do të mbetet si kujtim i fundit i tyre dhe ‘luftës’ së tyre në Kumanovë, shkruajnë mediat. 

Fotografia është shpërndarë shumë shpejt nëpër rrjetet sociale nga të afërm të ketyre të vrarëve në konfliktin e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)