Publikohet fotoja e fundit e Kim
Jong- nam pak pas helmimit

Publikohet fotoja e fundit e Kim<br />Jong- nam pak pas helmimit
Vetëm pesë ditë pas vrasjes së gjysmë vëllait të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un janë publikuar fotot e fundit të tij pak pasi është helmuar.
 
Siç mund ta shikoni në këto foto, Kim Jong- nam është i shtrirë në një kolltuk të aeroportit të Kuala Lumpurit. Mësohet se ai u ka thënë mjekëve se është spërkatur me një kimikat.
 
“Po më dhemb, shumë po më dhemb! Jam injektuar me një lëng”, citohet ketë thënë Kim Jong-nam.
 
Por arsyet e vrasjes së  gjysmë-vëllait të diktatorit të Koresë së Veriut mbeten ende të paqarta.
 
Ka disa spekulime se ai ishte duke krijuar një qeveri parale por teori të tjera përfshijnë zërat se Kim Jong- nam, i njohur si një person i fiksuar pas kumarit, mendohet se është vrarë nga mafiozët pasi kishte shumë borxhe.
 
Kim Jong-nam, vëllai i diktatorit komunist të Koresë se Veriut, Kim Jong-un, ka vdekur pas një sulmi ndaj tij në Aeroportin e Kuala Lumpur në Malajzi.  Besohet se ai është helmuar me një materie me një materie veprimi të shpejtë.
 
Dy gra, një indoneziane dhe një malajziane me pasaportë vietnameze dhe një burrë nga Koreja e Veriut, u arrestuan si të dyshuarit kryesor për vrasjen e tij.

kim jong nam
 (Kim Jong- nam pak pasi është helmuar)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë