Është bërë tashmë traditë që në çdo kompeticion të rëndësishëm futbolli evropian ose botëror, përzgjidhet një këngë e cila është zyrtare dhe këndohet nga tifozët nëpër stadiume para dhe gjatë çdo sfide.
Kur kanë mbetur edhe pak muaj nga kampionati i shumëpritur botëror “Rusi 2018”, mësohet se këngëtari Jason Derulo dhe kënga e tij e publikuar sot “Colors” janë muzika zyrtare.
“Colors” që në shqip do të thotë ngjyrat, është zgjedhur qëllimisht nga artisti për të treguar se në këtë kampionat përfshihen të gjithë flamujt e botës. Kënga është publikuar sot në kanalin zyrtar të Derulos në Youtube.
Komento