Publikohet klipi 'Girls' i Rita Orës, kënga që shkaktoi debate me komunitetin e LGBT/VIDEO

Publikohet klipi  'Girls' i Rita Orës, kënga që shkaktoi debate me komunitetin e LGBT/VIDEO

Rita Ora, Bebe Rexha, Cardi B dhe Charlie XCX

Pas publikimit kënga “Girls” një projekt muzikor i Rita Ora, Bebe Rexha, Cardi B, dhe Charlie XCX pati një impakt të menjëhershëm tek audienca e gjerë. U komentua pafund për tematikën që trajtonte pasi teksti flet për marrëdhëniet mes të së njëjtës gjini.

Vetë Rita u kritikua sepse pranoi që ajo kishte pasur lidhje dashurore jo vetëm me meshkuj por edhe me femra. Ajo sqaroi se kënga ka përmasa shumë herë më të mëdha se ajo çka dëgjohet në audio. Klipi i këngës 'Girls' sapo është publikuar në Youtube dhe përmban skena të nxehta mes këngëtareve të cilat shprehin në këngën e tyre “ Dua të puth vetëm vajza”.

Rita Ora është përfolur dhe për një lidhje të mundshme me modelen Cara dhe ka pranuar që ajo ka qenë muza e saj e frymëzimit për këtë këngë. Edhe pse asnjëherë nuk u konfirmua marrëdhënia mes Ritës dhe Cara, ajo i ka thënë të gjitha në këngën ‘Girls”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja