Publikohet lista me maturantët fitues në Fakultetin Ekonomik /Ka ende 353 kuota të lira

Publikohen listat paraprake me maturantët fitues në Fakultetit Ekonomik në Tiranë. Listat janë publikuar në faqen zyrtare të Fakultetit të Ekonomisë, ku çdo maturant që ka aplikuar do të mund të shohë nëse është përzgjedhur fitues.

Në njoftimin e publikuar në faqen e fakultetit, studentët njoftohen që të bëjnë verifikimet përkatëse dhe nëse ka ankimime, munden ti paraqesin deri më datë 30 gusht.

Në datën 2 Shtator fillojnë regjistrimet e kandidatëve fitues, pranë Fakultetit të Ekonomisë, sipas njoftimit bashkëngjitur. Nëse ndonjë prej jush ka ankimim për rezultatin e shpallur, kërkesa mund të dorëzohet pranë Sekretarisë Mësimore, FEUT, në datën 30 Gusht. Përgjigjja do të merret brenda 24 orëve.

Edhe nëse të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpallura, të regjistrohen në Fakultetin Ekonomik, mbeten ende 353 kuota të lira, për shkak se i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë sipas sistemit të aplikimit. Përveç kësaj, shumë kandidatë janë shpallur fitues edhe në Fakultete të tjera.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule ka njoftuar se për këtë viti, janë  21 523 aplikime në Fakultetin e Ekonomisë, 1200 aplikime më shumë se një vit më parë.

( Kliko këtu ) për listat e plota

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë