Publikohet portreti zyrtar i zonjës
së parë Trump, kritika të shumta

Publikohet portreti zyrtar i zonjës<br />së parë Trump, kritika të shumta
Shtëpia e Bardhë ka bërë publike portretin zyrtar të zonjës së parë Melania Trump.
 
46- vjeçarja ka veshur një kostum të zi, elegant, me një unazë të madhe në gisht dhe në sfond qëndron një pjesë e dritareve të Shtëpisë së Bardhë.
 
Por kjo fotografi është kritikuar shumë nga ekspertët, për disa arsye.
 
Së pari Melania Trump nuk jeton në Shtëpinë e Bardhë deri sa djali i tyre të mbarojë shkollën, e shumë kritikë shprehen se është kjo arsyeja që nuk ishte ai sfondi i duhur.
 
Së dyti, po sipas kritikëve, në foto është përdorur shumë sfumim në fytyrën e zonjës së parë duke ia humbur konturet.Dhe sipas tyre, kjo nuk është fotoja e duhur
 
Por kjo nuk është hera e parë që fotoja e zonjës së parë të shtëpisë së Bardhë të kritikohet. Edhe Michelle Obama është kritikuar në portretin zyrtar në vitin 2009 pasi sipas tyre ishte shumë e ‘zhveshur’.

melania
(Portreti zyrtar i zonjës së parë të Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump)

michelle
(Portreti zyrtar i zonjës së parë të Shtëpisë së Bardhë, Michelle Obama)



Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane