Publikohet programi PS:
"Rilindja Shqiptare"
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shpalosi mbrëmë në faqen e tij zyrtare të internetit, edirama. al, programin e ri të PS-së i cili do të miratohet nesër në Kongres.
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shpalosi mbrëmë në faqen e tij zyrtare të internetit, edirama. al, programin e ri të PS-së i cili do të miratohet nesër në Kongres. Ndërkohë Shqiptarja. com shkruan sot se Kongresi i PS që do mbahet nesër, pritet të rinovojë 40 përqind të Asamblesë.
Program titullohet “Rilindja shqiptare” dhe përbëhet prej 92 faqesh. “Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor, ju e doni këtë ndryshim e ne jemi gati ta bëjmë bashkë me ju ndryshimin e dëshëruar” – shkruan Rama në faqen e parë të prezantimit të programit.
Program është ndarë në kapituj të titulluar “Rimëkëmbja e ekonomisë”, “Ripërtëritja e Shoqërisë” , “Rivendosja e demokracisë” dhe “Ribashkimi me Europën”
EKONOMIA PS premton 300 mijë vende të reja pune brenda mandatit të parë qeverisës, anulim i të gjitha koncesioneve të paligjshme, politikë fiskale në funksion të zhvillimit ekonomik e social, ulje e kostos së jetesës për 95 perqind të popullsisë, heqje e taksës së sheshtë, politikë e re fiskale që ul kostot e prodhimit bujqësor, ulje e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, zgjidhje e çështjes së pronës.
SHOQERIAShërbim shëndetësor universal dhe solidar për të gjithë, pagë minimale dhe minimumi jetik i garantuar, pensione jo më të ulëta se 40 për qind e pagës mesatare, ujë të pijshëm dhe kanalizime, energji elektrike, fond strehimi, buxheti për arsimin sa 5 për qind e PBB, sistem i pavarur për vlerësimin dhe renditjen e shkollave të larta.
DEMOKRACIA Përmbushje e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme; rikthim i parlamentarizmit dhe respekt ndaj opozitës, drejtësi e shpejtë dhe profesionale, ccmontimi i sistemit të korrupsionit dhe kulturës së pandëshkueshmërisë; administratë publike e depolitizuar, rigjallërim i autonomisë vendore dhe decentralizim i plotë fiskal.
INTEGRIMI Partneritet strategjik me SHBA dhe BE; Përmbushje të angazhimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO; buxheti për ushtrinë 2 perqind të PBB -së; Marrja sa më shpejtë e statusit të vendit kandidat; Reforma që mundësojnë eksesin në komponentët e ndihmës së para aderimit të BE; Fond i posaçëm për specializimin e administratorëve të rinj në çështjet europiane.
(s.g/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Operacioni 'Catch', kapen dhe ndalohen 5 persona të shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, dhunë në familje dhe vjedhje
22 Janar, 10:56
-
INTERVISTA EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori
22 Janar, 10:52
-
Itali/ Po punonte në kantierin e ndërtimit, humb jetën shqiptari 63-vjeçar në Rovato! Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon vdekjen nga shkaqe natyrore (EMRI)
22 Janar, 10:48
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident tragjik në Kanada/ Makina përfundon në liqen, vdes 25-vjeçarja shqiptare! Familja kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri
22 Janar, 10:23
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
-
Kukës/ Tentoi të shmang kontrollin në mjetin e tij, godet me grusht punonjësin e doganës, arrestohet 58- vjeçari
22 Janar, 10:00
-
Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin! Shqiptari u godit me shtizë peshkimi se mbrojti shokun e tij
22 Janar, 09:52
-
SHBA/ Brenda Zyrës Ovale pas largimit të Joe Biden, ja çfarë ndryshoi presidenti Donald Trump
22 Janar, 09:45
-
Durrës/ Tentoi të vriste me armë një person pas një sherri, vihet në pranga 30-vjeçari
22 Janar, 09:33
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20
-
Thoma Gëllçi: Kanali i Panamasë në një perspektivë historike dhe politike
22 Janar, 09:10