Në një testament të shkruar me dorë, lideri i al-Kaedës, Osama bin Laden, deklaronte se kishte rreth 29 milion dollarë pasuri vetjake, shumicëne të cilave donte ta përdorte ‘për xhihadin, për hir të Allahut”.
Testamenti u publikua ditën e sotme (e martë). Bin Laden kishte vendosur të ndante pasurinë mes familjarëve, por preferonte që pjesën më të madhe ta investonte për të vazhduar veprimtarinë e terroristëve islamikë, që fshihen dhe mbrapa sulmeve të 11 shtatorit. Rreth 100 dokumenta janë gjetur në vendstrehimine Osama bin Laden pas vdekjes së tij më 2011 në Pakistan.
Ai e ndjente kërcënimin se dikush do ta vriste vite përpara vrasjes në Pakistan. Në një letër drejtuar babait të tij më 2008-tën, ai shprehej: “Nëse më vrasin, lutu shumë për mua dhe dhuroni para për bamirësi në emrin tim, pasi do të kem nevojë për mbështetje derisa të arrij në banesën e fundit”.
Në një tjetër letër drejtuar bashkëshortes së tij që jetonte në Iran, bin Laden shprehte shqetësimin e tij lidhur me takimin e saj te dentistja. Sipas tij, dentistja mund t’i kishte instaluar bashkë me implantin, një çip të vogël brenda në lëkurë, si përgjues.
“Gruaja ime e dashur. Më thanë që ke shkuar tek një dentiste në Iran dhe je e shqetësuar për mbushjen që të bëri. Të lutem më thuaj me detaje, çdo dyshim që vëllezërit mund të kenë rreth implantit. Masa e çip-it është sa një kokërr gruri,” shkruante lideri i al-Kaedës ndërsa i kërkonte informacione të detajuara rreth ndërhyrjes.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com