Mediat në Serbi kanë publikuar videon e vrasjes së kreut të tifozëve të partizanit të Beogradit Ljubomir Markoviç. Pamjet janë të një kamere sigurie në vendin e ngjarjes ky Markovic u ekzekutua me 6 plumba.

Ngjarja ndodhi ditën e premte, kur një person i mori jetën liderit të grupimit “Alcatraz” për motive që ende nuk bëhen të ditura.

Ai nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë pasi në vitin 2009 është burgosur për vrasjen e një tifozi francez, por në 2017 është lirua falë një amnistie.