"Puçi i shtetit ",mbi 200 viktima
 2839 persona në pranga
 

 2839 persona në pranga
 ">
Bilanci i shkaktuar nga grushti i shtetit, kanë mbetur 300 të vdekur, 104 puçistë, mbi 100 policë dhe ushtarë besnikë të qeverisë si dhe të paktën 47 civilëve, mbi 1440 persona të plagosur, 2839 ushtarë të arrestuar, ndërkohë që janë shkarkuar 5 gjeneralë dhe 29 kolonelë.

Qeveria turke ka deklaruar se grushti i shtetit ndaj Presidentit Erdogan ka dështuar. Ministria e Brendshme turke ka njoftuar se puçi ushtarak u mposht, ndërsa zëdhënësi i Inteligjencës turke tha se ushtarakët e përfshirë në grusht shteti po neutralizohen.

Autoritetet thonë se po vendosin rendin në të gjithë vendin pas rreth 4 orë anarkie totale, me orën shqiptare nga 22:00 e ditës së djeshme deri në orën 02:00 të ditës së sotme, prej zbritjes së ushtrisë në terren dhe futjes në institucione. Presidenti turk Reccep Tayyp Erdogan u ul me avion në aeroportin "Ataturk" të Stambollit ku e prisnin mijëra mbështetës. Ai paralajmëroi ndëshkime të ashpra për organizatorët e puçit ushtarak. 

Çfarë ndodhi në Turqi
Ushtria turke tentoi një grusht shteti në Turqi. Helikopterët e Ushtrisë kanë hapur zjarr fillimisht pranë selisë së Organizatës Kombëtare të Inteligjencës turke ku edhe kanë marrë kontrollin e saj.

Mbi qiellin e kryeqytetit turk, janë parë të fluturonin avionë dhe helikopterë. Ushtria mori në kontroll aeroportet e Ankarasë dhe Stambollit si dhe mbylli dy urat e Bosforit, e cila u patrullua për 4 orë me radhë nga avionë dhe helikopterë të ushtrisë.  

Lidhur me ngjarjen ka reaguar i pari kryeministri turk, Binali Yıldırım, i cili u shpreh gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp se "disa grupe brenda ushtrisë turke duan të rrëzojnë qeverinë legjitime". Ai tha se "forcat e policisë turke kanë filluar operacionin për neutralizimin e këtyre milicive", siç i quajti ai. 

Tanket e ushtrisë dolën nga kazermat gjatë pasdites së ditës së premte dhe rrethuan aeroportet dhe objektet strategjike në Ankara dhe Stamboll, ndërsa mbyllën të gjitha rrugët kryesore të lëvizjes së automjeteve. 

Ky është grushti i shtetit i pestë që u tentua të ndodhë në Turqi. I pari është ai i vitit 1960, për tu pasuar më pas në 1971, 1980 dhe i fundit në vitin 1998.



Zhvillimet në Turqi minutë pas minute

19:35 Nisin manifestimet në Turqi

Në Turqi kanë nisur manifestimet pas grushtit të shtetit. I pranishëm në festime është presidenti Erdogan.  Presidneti i ka bërë thirrje SHBA-së, që të ekstradojnë Fetullah Gulen. Sipas Erdogan ai është organizatori i ‘’puçit’’ që ndodhi mbrëmjën e kaluar në Turqi. 

15:50 Reagon Merkel: Gjakderdhja duhet të marrë fund
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka dënuar aktin e sulmit ushtarak në Turqi dhe është shprehur se qëndron në anën e turqve në këto momente të vështira. Merkel ka deklaruar se Gjermania është në anën e atyre që mbrojnë demokracinë dhe ligjin. Ajo është shprehur se është tragjike që kaq shumë njerëz kanë humbur jetën gjatë tentativës për grusht shteti. Merkel tha se gjakderdhja duhet të marrë patjetër fund. Ajo shtoi gjithashtu se është e drejta e popullit turk për të zgjedhur liderët e tyre politikë në zgjedhjet e lira dhe të ndryshimet politike duhet të arrihet vetëm brenda kuadrit të institucioneve politike dhe rregullave të konkurrencës demokratike.

14:39 Më shumë se 2700 gjyqtarë turq largohen nga detyra
Djetëra gjyqtarë në Turqi thuhet se janë larguar nga detyra pas grushtit shtetit. NTV, duke cituar një vendim të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve tha se u shkarkuan 2745 gjyqtarë në total.

13:30 Puçistët në Turqi marrin peng kreun e flotës turke.
Sipas raportimit të medieve kombëtare puçistët turk kanë marrë peng kreun e flotës turke.

12:20 Ideatori i puçit, Muharrem Kose koloneli i shkarkuar lidhje me Gulen 
Sipas mediave ideatori i grushtit të Shtetit ne Turqi është koloneli Muharrem Kose cili u shkarkua nga detyra ne mars te vitit 2016 pasi dyshohej se kishte lidhje me lëvizjen Gylen.

11:48 Qeveria po mendon rikthimin e dënimit me vdekje
Mediet turke raportojnë se qeveria po mendon që të rikthejë dënimin me vdekje ndërkohë që kryeminstri i Turqisë Binali Yıldırım ka reaguar ditën e sotme pas grushtit të shtetit. Në fjalën e tij ai ka falënderuar popullin turk për mbështetjen që treguan ndaj qeverisë duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre. Yıldırım e ka quajtur organizatë terroriste të drejtuar nga Gulen grupin që realizoi këtë ngjarje. Ai theksoi se askush më nuk do të mund të diskutojë zgjedhjet demokratike të një populli që mbushën sheshet duke treguar dashuri të pakushtëzuar ndaj atdheut. 

Ora 11:00 Puçi në Turqi, shkon në 161 bilanci viktimave 
Rritet bilanci i shkaktuar nga grushti i shtetit në Turqi. Nga mediat e huaja raportohet se është 161 numri i viktimave. 

Ora 10:00 Rama: I lumtur që populli e qeveria ia dolën
Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sot pas grushtit të Shtetit në Turqi, ku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se është i lumtur që populli turk dhe qeveria dolën me sukses nga një natë e vështirë.
 
“I lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan për daljen me sukses të plotë nga një natë tejet e vështirë” shprehet Rama.
 
Ora 09:55 PD: Mbështesim autoritetet, rendin dhe sigurinë
Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së fundit në Turqi, ku u tentua që të merrej pushteti me dhunë, ku përmes një deklarate të shpërndarë për mediat ka thënë se, mbështet autoritetet e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe rendin kushtetues e sigurinë publike.
 
Për Partinë Demokratike, ruajtja e rendit e rikthimi i paqes janë në interest qytetarëve turq e partnerëve të Turqisë. “Partia Demokratike e Shqipërise ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e orëve të fundit në Turqi. PD shpreh mbështetjen për autoritetet e zgjedhura demokratike ne Turqi, demokracinë dhe shtetin ligjor.
 
Ruajtja e rendit kushtetues dhe rikthimi i paqes dhe sigurisë publike jane në interes të të gjithë qytetarëve të Turqisë dhe miqve e partnerëve të saj” thuhet në reagimin e PD. 

Ora 09:45 Anulohet fluturimi Tiranë-Stamboll
Fluturimi nga Tirana në Stamboll i planifikuar sot në 09:25 është anuluar, ndërsa fluturimi për në Antalia sot në 05:00 ka vijuar normalisht. 

Ora 09:35 PDIU: Vota nga populli e vetmja rrugë për të qeverisur
Menjëherë pas grushtit të Shtetit të ndodhur në Turqi, Partia Drejtësi, Integrim e Unitet ka reaguar, duke thënë se mbështet institucionet e Shtetit turk dhe thekson se, e vetmja rrugë për të qeverisur është ajo përmes votës së popullit.
 
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PDIU thekson se, të gjitha institucionet ndërkombëtare reaguan njëzëri në mbrojtje të demokracisë.

Ja deklarata për shtyp e shpërndarë nga PDIU
PDIU ndoqi me shqetësim, ngjarjet e tentativës për grusht shteti në Turqi. Ne mbështesim institucionet shtetërore, vlerat e demokracisë. Ne besojmë se e vetmja rrugë për të qeverisur është vota nga populli. Fatmirësisht, kjo tentativë u mbyll pa gjakderdhje, si edhe tregoi qëndresën e popullit turk, për të mbrojtur demokracinë. Të gjithë institucionet ndërkombëtare reaguan njëzëri në mbrojtje të demokracisë, që tregon se bashkë ne do të dimë t’i ruajmë vlerat tona të përbashkëta.
 
Ora 09:30 Akoma të pezulluara fluturimet nga Stambolli
Fluturimet nga aeroporti i Stambollit vazhdojnë që të jenë të pezulluara pas grushtit të shtetit. Aeroportet në të gjithë vendin fillimisht u morën në kontroll nga ushtria, por vetëm për 4 orë, pasi qeveria njoftoi se puçi dështoi. Megjithatë fluturimet ende nuk kanë nisur nga Stambolli. 

Ora 09:15 Rritet bilanci i të plagosurve, 1100
Nga ora në orë bilanci i numrit të personave të plagosur nga grushti i shtetit në Turqi po rritet, teksa nga 150 që u raportua fillimisht,aktualisht janë mbi 1100 të plagosur nga përleshjet mes ushtrisë, policisë dhe qytetarëve,mbështetës të Erdoganit.

Ora 09:05 Komandanti i Forcave të Armatosura turke, gjenerali Hulusi Akar, që u njoftuar se ishte marrë peng gjatë natës së grushtit të shtetit është liruar dhe dërguar në një vend të sigurt sipas AA.

Ora 08:59 Rihapet ura e Bosforit

Ora 08:55 Rritet bilanci, 1563 ushtarë të arrestuar
Vazhdon që të rritet bilanci i numrit të arrestuarve nga grushti i shtetit në Turqi duke shkuar në 1563 ushtarë.

Ora 08:20 Ambasada turke në Tiranë: Puçi dështoi
Përmes një deklarate për mediat, ambasada turke në Shqipëri shprehet se grushti i shtetit nga ushtria dështoi dhe autorët dot marrin përgjigjen e merituar.
 
“Situata u zbulua në Turqi ishte një përpjekje grusht shteti për të përmbysur qeverinë zgjedhur në mënyrë demokratike. Kjo përpjekje dështoi nga populli turk në unitet dhe solidaritet.
 
Presidenti ynë dhe Qeveria janë në krye. Forcat e armatosura turke nuk ishte përfshirë në përpjekjen për grusht shteti në tërësinë e saj.
 
Ajo u krye nga një klikë brenda Forcave të Armatosura dhe ka marrë një përgjigje të merituar nga kombit tonë”.
 
Ora 08:15 Ideatori i grushtit të shtetit Muharrem Kose
Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu duke cituar burime ushtarake, thotë se udhëheqësi i grushtit të shtetit në tentativë është Kolonel Muharrem Kose.
 
Muharrem Kose u shkarkua pak kohë më parë, ndërsa të përfshirë janë edhe kolonel Mehmet Oguz Akus, Erkan Agin dhe nënkolonel Dogan Uysal.
 
Ora 08:10 Kryeministri i Turqisë ka emëruar shefin e ri të shtabit Umid Dumdar
 
Ora 08:05 Grushti i shtetit, janë arrestuar disa anëtarë të organizatës terroriste FETO

Ora 08:00 Dorëzohen ushtarët turk në urën e Bosforit
Ushtarët që organizuan grushtin e shtetit janë dorëzuar në Urën e Bosforit duke sjellë kështu fundin e një nate të gjatë paniku dhe frike për të gjithë banorët turk.  Autoritetet janë angazhuar në vendosjen e rendit pas 4 orë anarkie totale.
 
Presidenti turk Tayyp Erdogan pas disa orëve i larguar në mënyrë të mistershme është rikthyer në aeroportin  ‘’Ataturk’’ të Stambollit, ku para shumë mbështetësve të tij ka paralajmëruar se do të ketë sulme të ashpra për organizatorët e puçit ushtarak.

Ora 07:53 TV Shtetëror rifillon transmetimet
Televizioni shtetëror turk ka rifilluar transmetimet normale pas 4 orëve grusht shtetit. Fillimisht televizioni u mor nga ushtria.

Ora 07:50 BE: Kthim të shpejtë të rendit kushtetues
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të ketë "një kthim të shpejtë të rendit kushtetues në Turqi", pas përpjekjes për grusht shteti. Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk theksoi se vështirësitë e pazgjidhura në vend "nuk mund të zgjidhet me forcën e armëve."
 
Ora 07:40 Gylen: Dënoj grushtin e shtetit
Kundërshtari i Presidentit turk, Fetullah Gylen ka dënuar grushtin e shtetit. "E dënoj në termat më të ashpër përpjekjen e grushtit ushtarak në Turqi. Qeveria duhet të arrihet përmes një procesi të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, jo me forcë. I lutem Perëndisë për Turqinë këtë situatë të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe të shpejtë." 

Ora 07:30 Lufta qeveri- ushtri në Turqi
Forcat qeveritare kanë përdorur avionët luftarakë F-16 për të rrëzuar një tjetër helikopter dhe për të qëlluar mbi tanket pranë pallatit presidencial. Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka urdhëruar ushtrinë që të qëllojë mbi çdo mjet që zotërohet nga organizatorët e grushtit të shtetit. 

Ora 07:25 Kaosi në Turqi, mes viktimave edhe 17 agjentë
Mes viktimave nga përleshjet që ndodhën në Turqi gjatë natës kanë mbetur të vdekur edhe 17 agjentë.
 
Ora 07:20 Shkarkohen 29 gjeneralë dhe 5 kolonelë 
29 gjeneralë dhe 5 kolonelë janë shkarkuar nga postet e tyre sipas mediave turke pas grushtit të shtetit, që zgjati vetëm për 4 orë në Turqi.
 
Ora 07:04 Bilanci i grushtit të shtetit, 60 viktima, 750 të arrestuar
60 persona raportohet se kanë mbetur të vdekur nga përleshjet nga grushti i shtetit në Turqi, ndërsa 150 janë të plagosur. 750 anëtarë të forcave të armatosura turke
janë arrestuar, pasi akuzohen për grushtin e shtetit. 

Ora 03:04 Erdogan: Puçi dështoi, organizatorët do ta paguajnë ashpër
Presidenti turk, Reccep Tayyp Erdogan ka folur para mbështetësve të tij në aeroportin "Ataturk" të Stambollit. "Një grup njerëzish kanë organizuar një sulm kundër shtetit dhe kombit. Eshtë një përpjekje e vazhdueshme për të përmbysur qeverinë dhe shkaktuar konfuzion në të gjitha qytetet, në kundërshtim me atë që ka shprehur vullneti popullor. Personat që organizuan sulmin do të marrin përgjigje ligjore", është shprehur Erdogan para mijëra mbështetësve të tij në Stamboll. 

Erdogan paralajmëroi se organizatorët e këtij sulmi do ta paguajnë ashpër. 

"Ishte një veprim i papranueshëm. Ishin strukturat paralele ato që e organizuan grushtin e shtetit. Ishte një atentat kundër atdheut. Kundër qeverisë, kundër votës së popullit. Bëhet fjalë për një grup njerëzish që nuk arrijnë të pranojnë vullnetin politik të popullit. Jemi gati edhe të vdesim. Ishte një tentativë dhe atentat kundër demokracisë në Turqi. Ky aeroport u bë objektiv i sulmit të ISIS dhe sot një strukturë paralele e qeverisë bën që avionët luftarakë F-16 të fluturojnë mbi aeroport, duke kërcënuar edhe presidentin e Republikës. Ne në fakt këto avionë i kemi përdorur kundër armiqve tanë. Ata që kanë planifikuar këtë grusht shteti do ta paguajnë ashpër. As vetë nuk e di se në çfarë situate ndodhet gjendja. Nuk di asgjë për gjendjen shëndetësore të shefit të Shtabit të Ushtrisë. Ushtarakët t'i qëndrojnë besnik vlerave të shtetit", deklaroi Erdogan para mbështetësve të tij. 

Ai i cilësoi organizatorët e grushtit të shtetit si organizatë terroriste që përdorën armët e shtetit kundër popullit dhe shtetit.

"Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë dhe nuk do tua lëmë vendin tonë këtyre grupeve. Shpresoj që të gjithë të jeni mirë. Nuk jam në pozicione për t'iu përgjigjur pyetjeve, por Këshilli i Ministrave është mbledhur opër të analizuar këtë situatë në detaje. Tashmë është ora 4 e mëngjesit, por megjithatë miliona njerëz janë nëpër sheshe dhe rrugët e qyteteve, pikërisht për të kundërshtuar këtë tentativë. Kjo tregon që njerëzit janë të basjhkuar, jemi të gjithë bashkë dhe i gjtihë vbendi e i gjithë kombi do të jetë i bashkuar kundër kësaj tentative. Janë miliona njerëz nëpër rrugë që presin të shohin se çfarë do të ndodhë. Ju garantoj se ky grup ushtarësh do të kthehen nga aty ku kanë dalë. Ne do të vazhdojmë siç ishim përpara. Ju lutem të kemi pak durim dhe të ruani qetësinë e mbi të gjitha unë s'kam ndërmend të largohem asgjëkundi", ishte deklarata e fortë e Presidentit të Turqisë, Reccep Tayyp Erdogan, nga aeroporti "Ataturk" i Stambollit. 

erdogan

Ora 03:00 Erdogan mbërrin në Stamboll pritet nga mijëra mbështetës

erdogan

Ora 02: 55 Sky News: Shpërthim i fuqishëm në aeroportin "Ataturk"
Sipas SKY News një shpërtim i fuqishëm është dëgjuar në aereoportin "Atataurk". 

Ora 02:40 Ushtria sulmon redaksinë e CNN turk
Ushtria ka sulmuar zyrat e CNN turk në Ankara. Mësohet se forca të shumta ushtrie janë futur në redaksinë e televizionit. Studiot janë boshatisur. 

ushtria brenda cnn turk

Ora 02: 17 Ministria e Mbrojtjes: Avioni i Erdogan ulet në Stamboll
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar se avioni i Presidentit Erdogan ka mbërritur në aeroportin "Ataturk" të Stambollit. Mësohet se avioni është ulur pa probleme dhe Erdogan është shëndoshë e mirë. 

Ora 02:15 CNN turk: Erdogan po kthehet me avion në aeroportin "Ataturk"

Ora 02: 12 Gylen thotë se nuk është prapa grusht shtetit
Disidenti Fethullah Gylen, të cilin presidenti i Turqisë Recep Tayp Erdogan ka thënë se qëndron prapa grusht shtetit, e ka mohuar një gjë të tillë. Organizata që ai e drejton është deklaruar kundër grusht shtetit dhe kundër përfshirjes së ushtrisë në politikat e Turqisë. “Fethullah Gylen dhe organizata e tij ka thënë se është angazhuar për paqe, dhe dënojmë përfshirjen e Turqisë në politikën e Turqisë”, është thënë në reagimin e organizatës së Gylenit.

Në anën tjetër edhe kryeministri turk Binali Yildirim ka thënë se situata në Turqi është nën kontroll dhe ka shtuar se grusht shteti ishte akt i rebelëve që përkrahin Fethullah Gulenin.

Ora 02:10 Ushtria largohet nga aeroportet, pritet të ulet avioni i Erdogan
Qeveria turke deklaron se ushtria është tërhequr nga aeroporti "Ataturk" i Stambollit dhe ai i Ankarasë, ndërsa aty ndodhen aktualisht forca të shumta të policisë. Pritet që të ulet nga çasti në çast në aeroport. Mijëra mbështetës të presidentit turk ndodhet në aeroportin e kryeqytetit turk. 

Ora 02:05 Televizioni shtetëror turk rifillon transmetimet, ushtria u tërhoq

Ora 01: 55 Shpërthim afër parlamentit turk, një avion gjuajtës kalon mbi Ankara

Ora 01:54 Zëdhënësi i Inteligjencës turke: Puçi ka dështuar

Ora 01: 45 Arrestohen 440 ushtarë që morën pjesë në grushtin e shtetit

Ora 01:40 Forcat e qeverisë marrin kontrollin e institucioneve

Ora 01:35 Ministria e Brendshme: Grushti i shtetit dështoi
Ministria e Brendshme e Turqisë deklaroi se grushti i shtetit dështoi. Sipas këtij dikasteri, elementët e grushtit të shtetit janë neutralizuar. 

Ora 01: 30 Shefi i NATO-s, Stoltenberg: Të rivendosen rregullat Kushtetuese
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka ka reaguar pas grushtit të shtetit në Turqi. "Shpresojmë që të rivendosen rregullat kushtetuese", u shpreh Stoltenberg.

Ora 01: 28 Angela Merkel: Mbështesim qeverinë turke
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka shprehur mbështetjen e saj për qeverinë turke. "Turqia ka zgjedhur qeverinë në mënyrë demokratike", ka shkruar në Twitter zëdhënësi i Merkel. "Duhet respektuar rendi demokratik i Turqisë", ka shtuar më tej ai. 

Ora 01:25 Policia arreston disa ushtarakë
Policia turke ka vënë në pranga disa ushtarë të përfshirë në grushtin e shtetit kundër Erdogan. Siç duket edhe në foto, policia ka mundur të arrestojë disa ushtarakë puçistë. 

ushtaret e arrestuar

Ora 01:20 Shefi i Shtabit të Ushtrisë: Puçistët, një grup i vogël
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë turke, Umit Dundar ka eklaruar se organizatorët e grushtit të shtetit janë një grup i vogël. Sipas tij, nuk ka arsye për tu shqetësuar. 

Ora 01:15 Avioni F-16 rrëzon helikopterin me ushtarakë, disa të vdekur
Ushtria turke është ndarë në dy pjesë, në mbështetës të Erdogan dhe mbështetës të grushtit të shtetit. Një avion turk F-16 ka rrëzuar në Ankara një helikopter me ushtarakë. Mendohet se janë disa të vdekur. 

Ora 01: 10 17 policë të vdekur nga përleshjet me Ushtrinë
Rreth 17 policë kanë mbetur të vdekur nga përleshjet e armatosura me ushtrinë turke. Luftime të ashpra janë regjistruar në ndërtesën e Kuvendit të Turqisë. Policët dhe ushtarakët kanë përdorur armët. Bilanci është 17 punonjës policie të vdekur. Nuk dihet bilanci në radhët e ushtarakëve. 

— Vocal Europe (@thevocaleurope) July 15, 2016

Ora 00: 30 Përfaqësues të Xhamive thirrje qytetarëve: Dilni në rrugë
Përfaqësues të Xhamive në Turqi i kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin në sheshe në mbështetje të Erdogan. 

Ora 00: 20 Erdogan po udhëton drejt Anglisë
Sipas burimeve ushtarake amerikane, Erdogan po fluturon drejt Anglisë për të kërkuar azil politik. Erdogan u refuzua nga autoritetet gjermane që të ulej në aeroportet e tyre. 

Ora 00: 17 BE: Të respektohen institucionet
BE-ja bëri thirrje për "përmbajtje dhe respektimin e institucioneve demokratike" në Turqi.

Ora 00: 15 S'dihet kush qëlloi ndaj Televizionit Shtetëror
Nuk kuptohet kush e ka qëlluar Televizionin Shtetëror turk. De facto policia dhe shërbimet sekrete janë me Erdogan, pjesa kryesore e Ushtrisë janë kundër. 

Ora 00:10 Tanket largohen nga Aeroporti "Ataturk"
Tanket e ushtrisë turke po largohen nga aeroporti "Ataturk". Ata po zëvendësohen nga njerëz pa uniformë. 

Ora 00: 05 Ushtria sulmon me avionë selinë e Shërbimit Sekret
Selia e Shërbimeve Sekrete turke në Ankara është qëlluar nga avionët e Ushtrisë. 

— Gilgo (@agirecudi) July 15, 2016

Ora 23:40 Shkëmbim zjarri mes Policisë dhe Ushtrisë
Mediat turke raportojnë për shkëmbim zjarri mes Policisë dhe Ushtrisë së përfshirë në puçin ushtarak. Nuk dihet nëse ka viktima. 

— Ruslan Trad (@ruslantrad) July 15, 2016

Ora 23:25 Po negociohet që Erdogan të largohet jashtë vendit
Ushtria turke, e përfshirë në puçin e shtetit, po negocion me palën e Erdogan që Presidenti turk të largohet jashtë vendit. Mendohet se ai do të shkojë në Arabi Saudite, ose në të kundërt do të arrestohet. 

Ora 23: 18 Erdogan bën thirrje për rezistencë
Nga qyteti Bodrum ku ndodhet i fshehur, presidenti turk, Erdogan ka bërë thirrje për rezistencë popullore ndaj puçistëve.

Ai ka deklaruar se ata të cilët tentuan këtë grusht shteti do të paguajnë një çmim të rëndë nga gjykatat. "Ne do të fitojmë dhe do ta kapërcejmë brenda një kohe të shkurtër", deklaroi ai. "Njerëz në rrugë, rezistoni"!, ishte thirrja e Erdogan. 

erdogan therret popullin

Ora 23:17 Kryebashkiaku i Ankarasë: Të gjithë në rrugë
Kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Ibrahim Melih Gokçek, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në rrugë. Në këto momente në Turqi po zbatohet një grush shteti. Thirrja e Gokçek i ka bërë thirrje qytetarëve turq nga rrjeti social Twitter që të dalin në rrugë. "Të gjithë në rrugë", shkruan ai.

Ora 23:16 Ushtria deklaron se brenda një jave miratohet Kushtetuta e re
Nëpërmejt Televizionit Shtetëror, puçistët kanë paralajmëruar miratimin e Kushtetutës së re. Ata kanë deklaruar se brenda javës do të hyjë në fuqi ligji i ri themeltar i shtetit. 

Ora 23: 15 Të shtëna me armë afër pallatit Presidencial
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë Pallatit Presidencial në Turqi. 

Ora 23:12 Reagon Rusia, Lavrov: Të shmanget dhuna në Turqi
Zhvillimet në Turqi ku ushtria po tenton një grusht shteti kanë sjellë edhe reagimin e Moskës. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka deklaruar se duhet të shmanget dhuna në Turqi. Ai ka thënë se shpreson që këto ngjarje të mos prodhojnë viktima në jetë njerëzore. 

Ora 23:11 Reagon SHBA: Shpresojmë për paqe në Turqi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas ngjarjeve të fundit në Turqi. Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se shpresonte për paqe në Turqi. Ai tha se SHBA lutet të mos ketë gjakderdhje pas kësaj situate të tensionuar. 

Ora 23: 10 Ushtria turke sulmon zyrat e partisë së Erdogan
Disa ushtarë kanë bastisur zyrat e partisë së presidentit Erdogan. Mësohet se janë sulmuar zyrat qendrore të AKPP në Ankara. Nuk dihet nëse ka të lënduar. 

Ora 23:00 Ushtria shpall ligjin e luftës
Ushtria turke ka shpallur ligjin e luftës, duke njoftuar ka marrë zyrtarisht pushtetin. Njëkohësisht ushtria ka njoftuar edhe shtetrrethimin. 

Ora 22:59 Raportohet për shkëmbim zjarri mes ushtrisë e policisë
Mediat turke raportojnë se ka pasur shkëmbim zjarri mes një grupi ushtarësh dhe policisë në Ankara. Nuk dihet nëse ka viktima. 

Ora 22:57 Erdogan fshihet në qytetin Bodrum
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dyshohet se fshihet në qytetin Bodrum. Mësohet se kreu i shtetit turk është larguar menjëherë nga Ankaraja pas daljes së ushtrisë nga kazermat. 

Ora 22:55 Merret peng komandanti i Ushtrisë, Hulusi Akar
Komandanti i ushtrisë Hulusi Akar është marrë peng nga një grup ushtarësh. Ai njihet si mbështetës i presidentit Erdogan. 
 
Ora 22:50 S'ka informacion për Presidentin Erdogan
Mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk ka asnjë informacion për presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan. Ai nuk dihet se ku ndodhet në këto momente kur ushtria po tenton të zbatojë një grusht shteti, me qëllim rrëzimin e qeverisë. 

Ora 22:40 Ushtria: Kemi marrë pushtetin 
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë turke ka bërë të ditur se kanë marrë në dorë shumicën e pushtetit në të gjithë vendin. Sipas tij, grushti i shtetit u realizua me sukses. 

Ora 22:35 Yilidirim: Po tentohet grusht shteti, do i neutralizojmë
Kryeministri turk Binali Yilidirim u shpreh në një konferencë shtypi të jashtëzakonshme se po tentohet të organizohet një grusht shteti. Ai fajësoi komandantët e ushtrisë si përgjegjës të këtij akti.

"Disa njerëz po kryejnë veprime të paligjshme. Përgjegjës është zinxhiri komandues", tha Yildirim. Ai tha se qeveria e zgjedhur nga populli do të vazhdojë të mbetet në krye. "Kjo qeveri do të largohet vetëm kur ta thonë njerëzit këtë", shtoi ai, ndërsa njoftoi se policia ka nisur ofensivën për neutralizimin e grupit të rebeluesve ushtarakë. 

Ora 22:30 Ushtria ka marrë nën kontroll aeroportin "Ataturk" dhe televizionin shtetëror
Ushtria turke ka marrë nën kontroll aeroportin e Stambollit "Ataturk" si dhe televizionin shtetëror. Ky i fundit ka ndërprerë transmetimet. 

aeroporti turk

tv turk

Ora 22:20 Tentativë për grusht shteti në Turqi
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Ankara dhe Stamboll. Autoritetet dyshojnë se po përgatitet një grusht shteti nga ushtria me qëllim rrëzimin e qeverisë. Një helikopter ushtarak ka sulmuar zyrat qendrore të Shërbimit të Inteligjencës turke në Ankara. Ndërkohë, mësohet gjithashtu se ushtria ka bllokuar edhe dy urat e Bosforit në Stamboll. 

— Çınar Livane Özer (@CinarOzer) July 15, 2016

Avionët ushtarakë të cilët fluturojnë shumë pranë ndërteasve — Rudaw English (@RudawEnglish) July 15, 2016 (Avionët ushtarakë F16 të cilët fluturojnë afër ndërtesave)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik