Bilanci i numrit të arrestuarve vazhdon që të rritet në Turqi, teksa ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag ka deklaruar se deri tani ka arritur në 6 mijë, ndërsa mund të arrestohen edhe të tjerë derisa të spastrohen të gjithë mbështetësit e Fetullah Gylen.
“Gjashtë mijë persona janë arrestuar në Turqi deri tani lidhur me tentimin e dështuar për grusht shteti, ndërsa priten edhe arrestime të reja.
Numri do të jetë edhe më i madh se gjashtë mijë. Procesi do të vazhdojë”deklaroi Bozdag.
Aktualisht janë arrestuar 3 mijë ushtarakë dhe 2745 gjyqtarë të akuzuar për grushtin e shtetit dhe si mbështetës të Gylen.
Ndërkohë që situata është tensionuar edhe me SHBA, pasi në mesin e 6 mijë të arrestuarve është edhe Komandanti i Bazës Ajrore Inirlik në Turqinë Jugore, Gjeneral Bekir Ercan Van.
Kjo bazë përdoret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e koalicionit për të bombarduar militantët e ISIS, ndërsa Gjeneral Bekir Ercan Van akuzohet se është pjesë e puçit
General Bekir Ercan Van është marrë në pyetje nga policia, raporton gazeta Hurriyet.
Ministri turk i punës ka spekuluar se SHBA është pas grushtit të shtetit të dështuar, ndërsa nuk ka munguar edhe reagimi i Sekretarit të Shtetit, John Kerry, që paralajmëroi Turqinë për insinuatat.
Deri tani nga grushti i shtetit janë rreth 300 viktima, mes tyre 161 të vdekur mes civilëve dhe forcave qeveritare, ndërsa të tjerët ushtarë dhe udhëheqës të grushtit të shtetit dhe 1140 plagosur.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Grushti i shtetit në Turqi, arrestohet gjenerali shqiptar